E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rroga 9-milionëshe

Drejtori ekzekutiv i “Deutche Bank”, Joseph Ackerman vitin e kaluar ka fituar gjithsej 9.55 milionë euro, që është paga më e madhe në vitin 2009 e të gjitha kompanive gjermane që janë liderë të tregut në të gjithë sektorët, njoftoi kjo bankë.

Paga e Ackermanit përbëhet nga aksionet dhe alokimet për sigurim social dhe pensional, ndërsa vlera totale është më e madhe se paga e drejtorit për tregje globale në “Deutche Bank” Anshu Jain, i cili në vitin 2009 ka fituar gjithsej 7.79 milionë euro, raporton Reuters.

Jain dhe njëri nga dy drejtorët për banka investuese, Michael Kors, i cili një vit më parë kishte fituar 3.22 milionë euro, ishin të detyruar të bënin të ditur vlerën e të ardhurave të tyre për herë të parë që nga vitit 1995 kur janë punësuar në këtë gjigant bankar, pasi që më 1 prill 2009 u bënë anëtarë të Bordit drejtues.

Deri tani, gjermani më i paguar ishte drejtori ekzekutiv i kompanisë energjetike RWE Juergen Grosman, i cili vitin e kaluar kishte fituar 9.2 milionë euro dhe kështu zinte vendin e parë sipas lartësisë së pagës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›