City, 35 milionë për Balotellin

Moment i nxehtë për Mario Balotellin. Shumë shpejt është paraparë një takim ndërmjet udhëheqësve të Interit dhe atyre të Manchester Cityt, për ta arritur marrëveshjen rreth sulmuesit të ri italian.
Sipas mediave italiane, ekipi Citizens është i gatshëm të shpenzojë 35 milionë euro, një shifër kjo që do të mund ta kënaqte presidentin e ekipit Nerazzurr, Massimo Moratti. Për 19 vjeçarin ekipi anglez ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare, me 4-5 milionë euro në sezon.