E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cifti Rama-Veliaj pergatisin largimin e Rucit

16-10-2010 / Gazeta 55

Partia Socialiste eshte ne ngerc prandaj eshte e detyruar te shpalle nje fajtor per deshtimet e deritanishme. Dyshja Rama-Veliaj ka percaktuar Gramoz Rucin si kurbanin e duhur prandaj ne te gjitha takimet e perbashketa - apo vec e vec - qe ata kane me nderkombetaret e kane shpallur ate si politikisht te vdekur dhe si subjektin qe do ti nenshtrohet se afermi nje ndeshkimi te strukturave te partise

Nuk ka me shume kohe meqenese 8 maji po afron e bashke me kete date edhe percaktimi i nje nomenklature te re te drejtimit te opozites se majte prandaj edhe Edi Rama dhe bashke me te miku i tij intim - i ardhuri sefte ne Partine e Enver Hoxhes Koci Xoxes Mehmet Shehut e Fatos Nanos ndash Erion Veliaj kane nisur pergatitjet e ethshme. Pergatitjet dhe listat jane perplasur me Gramoz Rucin si emrin dhe njeriun qe smbrohet dot si emrin e ish-ministrit te fundit te Sigurimit te Shtetit si dhe njeriun qe brenda 10 vitesh ka nderruar me shume se 4-5 here qendrimet e veta ne varesi te kryetarit partiak te radhes i cili ka gezuar mbeshtetjen e pjeses me te madhe te anetaresise ish-komuniste.
Tani dyshja Rama-Veliaj seshte me e gatshme ta vijoje marreveshjen me Mozin edhe me tej prandaj edhe po pergatit terrenin per perjashtimin e tij nga partia pa ndonje frakture politike per tu marre ne konsiderate. Qe te dy i pari te kreret e partive neper rrethe qe i ka zgjedhur vete gjate pseudo-asambleve te viteve 20008-2009 dhe i dyti te grupet rinore ne fakt Erioni i ka shpikur keto grupime qekur shpiku Mjaft-in si nje OJQ pa asnje anetar kane shperndare llafin se Gramoz Ruci vdiq politikisht dhe se moz-istet e tjere ishin te detyruar te rreshtoheshin prane tij ose te perjashtoheshin nga partia e themeluar prej Enverit.
Kjo vije sjelljeje nuk eshte vec nje sjellje bizantine gjate mbledhjeve partiake ne qender apo ne rrethe por se pari nje artikulim zyrtar i qendrimeve qe Edvini e Erioni mbajne vec e vec apo se bashku kur takojne ambasadoret e vendeve te Perendimit ne takimet jo fort te rralla qe ata kane mbajtur keto kohe ne ditet kur ata po predikojne tezen ngerci politik ne Shqiperi seshte zgjidhur. E gjithe ideja duket se vertitet rreth tezes se ngerci seshte zgjidhur deri me tani per shkak te pranise se Gramoz Rucit ne sferat e larta te politikes ish-komuniste dhe se do te zgjidhet sapo dyshja Rama-Veliaj te perfundoje operacionin spastrues ndaj Moz-it... Pra teza me e re e Edi Rames eshte ajo se Gramoz Ruci ka qene kuintesenca e te gjitha gabimeve qe ka konsumuar Partia Socialiste prandaj edhe ne te ardhmen e afert kur Gramozi do te jete tashme nje protagonist i historise se partise se Zef Males Nako Spirut Liri Geges Liri Belishoves Todi Lubonjes Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut formacioni i Edi Rames do te jete me i pershtatshem me rregullat e Parlamentit Evropian e rrjedhimisht edhe me i pranueshem per shqiptaret...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›