E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Berisha per ditelindjen e tij te 66-te Vitet pas e une perpara

16-10-2010 / Gazeta 55

Kjo eshte nje dite pune por une ndjej nje gezim te vecante sepse vitet mbrapa une perpara. Keshtu eshte prononcuar per diten e tij te lindjes kryeministri Sali Berisha dje ne pervjetorin e tij te 66-te.
Pyetjes se mediave sesi ndihet ne kete dite ai iu pergjigj se diten e lindjes zakonisht e ka thellesisht private porse ndihet shume mire me ate cka eshte dhe se pervjetori me i bukur per te eshte ai qe ende nuk ka ardhur. Pervjetori me i bukur i jetes Ditelindjet qe vijne ... ka deklaruar kryeministri. Kam shume arsye te falenderoj Zotin dhe te gjithe ata bashkepunetore te mi te cilet kane kontribuar ne menyre qe ky vit i cili lame pas te ishte nje vit i suksesshem pasi ne teresi jane plotesuar pritshmerite qe kam pasur dhe kam arsye te jem i gezuar ka komentuar me tej kreu i qeverise ne diten e tij te lindjes.
Data 15 tetor sivjet ka perkuar me 66-vjetorin e lindjes se kryeministrit shqiptar Sali Berisha i cili ka lindur perkatesisht ne 15 tetorin e vitit 1944 ne Tropoje. Ndersa ne vitin 1967 ai do te perfundonte studimet ne Fakultetin e Mjekesise Universiteti i Tiranes dhe u specializua me pas ne degen e kardiologjise. Ndersa pas viteve 90 Berisha njihet per angazhimin e tij ne politiken vendase duke patur nje kontribut te padiskutueshem ne zhvillimet e Shqiperise dy dekadat e fundit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›