Çifti i të moshuarve humb jetën tragjikisht, bien në kontakt me rrymën elektrike teksa vadisnin

Ka përfunduar në mënyrë tragjike jeta e një çifti të moshuarish në Vlorë, të cilët kanë ndërruar jetën për shkak se dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa vadisnin.
Sipas policisë, ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës.
“Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.
/rtsh.al/