E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cikli: Diplomacia ne fuqi te 6-te



Hyrje

Gjithnje e me shpesh po flitet per diplomacine; diplomacia klasike, publike, ekonomike, parlamentare, etj. Ka edhe pasaktesi dhe keqinterpretime qe vijne edhe nga mungesa e njohurive te duhura mbi kete fushe. Per te sqaruar lexuesin e thjeshte rreth kesaj ceshtjeje, per 6 numra me radhe kemi nisur nje permbledhje pershkruese te praktikes nderkombetare te diplomacise ne te 6 dimensionet e saj, pa hyre ne analiza konkrete.

Diplomacia e kultures

Diplomacia e kultures e ka zanafillen e saj shekuj me pare. Por, kuptimi i saj eshte me i gjere se sa trajtohet shpesh, d.m.th. se percjellja e vlerave e traditave kulturore e artistike. Diplomacia e kultures nenkupton ne radhe te pare rrezatimin e kultures ne marredheniet e jashtme, nxitjen e mirekuptimit qytetar, tolerancen, njohjen dhe pranimin e vlerave te tjetrit, perfshire dhe dallimet dhe ndryshimet dhe deri tek dialogu i vazhdueshem dhe paqesor. Ajo i kundervihet perdorimit te forces, inatit, agresivitetit, mbizoterimit dhe praktikave te tjera te kesaj natyre, te cilat i perkasin "diplomacise se pakulturuar" Ndaj, politologu i shquar amerikan Joseph Nye e quan ate "soft power" (forca e bute)" perkundrejt "hard power", pra metodes se forces dhe dominimit. Ajo ka dhene e jep nje ndihmese te vyer qindra ketu e qindra vite me pare ne luften kunder skllaverise, per tolerance dhe mirekuptim ndermjet popujve. Nje nga rastet me tipike qe perfshin edhe kete dimension mund te permendim Ostpolitiken e Ish-Kancelarit gjerman Willy Brandt ne fillim te viteve 70, e cila nepermjet afrimit, hapjes dhe bashkepunimit ne vend te ballafaqimit, agresivitetit dhe mbylljes kontribuoi ne shembjen e Murit te Berlinit dhe ribashkimin Evropian. Kesisoj, diplomacia e kultures eshte bere pjese perberese e diplomacise ne pergjithesi, sidomos sot kur kerkohet " lufte per kulture" dhe jo " lufta e kulturave apo qyteterimeve".

Aktualisht, kjo diplomaci po mbizoterohet nga roli i jashtezakonshem i kultures, artit, vlerave, traditave qytetare ne shumellojshmerine e tyre. Ajo realizohet nepermjet nje larmie formash dhe veprimtarish, duke filluar nga librat, koncertet, panairet dhe ekspozitat kulturore dhe artistike, takime me shkrimtare dhe artiste, prezantim librash, jave kulture ne vendet perkatese, etj.

Per shkaqet kryesore te poshteshenuara, diplomacia e kultures ka marre nje hov te papare, sidomos gjate 20 viteve te fundit: Ne epoken e sotme te konsumit dhe te argetimit, kultura ka rol paresor ne krijimin dhe permiresimin e imazhit dhe simpatise se nje vendi. Sic kemi permendur me pare, kjo perben sot nder perparesite edhe te sherbimit diplomatik te cdo vendi dhe organizatave nderkombetare. Kjo eshte sidomos e rendesishme per ish - vendet lindore qe kane lenguar nga izolimi i gjate komunist e ku njeriu denohej thjesht se kendonte "let it be", sesa per shkembimin e vlerave kulturore as qe behej fjale. Duke iu referuar vendit tone, njohja e botes me traditat por dhe artistet e medhenj te nje vendi jep krahas te tjerash mesazhin se ne kemi shume per t'i ofruar botes ne fushen e vlerave, traditave kulturore dhe qytetare. Kjo behet edhe me e theksuar tani kur jemi ne NATO dhe me prane se kurre BE-se, e cila eshte bere edhe nje bashkesi vlerash kulturore dhe qytetare. Ketu Shqiperia ka vertet mjaft per te ofruar. Por cila ambasade apo diplomat mund ta bente me mire kete diplomaci kulture se Kadareja i madh, Vellezerit Belushi, Sten Dragoti, Inva Mula, Angjelin Perlocaj, e plot e plot te tjere?

Kush mund te fliste me shume per vlerat tona muzeale dhe qytetare se sa Gjirokastra, Berati dhe Butrinti qe tashme jane nen kujdesin e UNESKOS? Perparesite e vecanta te kultures ne kete drejtim qendrojne se ajo shtrihet ne gjithe boten, kap te gjitha shtresat e popullsise, pavaresisht nga bindjet politike, ideologjike, etnike dhe gjinore; kesisoj, efektiviteti e besueshmeria e saj jane te pakonkurrueshme.

Perhapja e papare e medias, televizionit, internetit, krijon mjaft lehtesi per perhapjen e ketyre vlerave me shpejtesi ne gjithe boten. Sot, fale ketij zhvillimi, sic thote politologu i madh amerikan Beniamin Barber, "ideologjia po zevendesohet gjithnje e me shume me videologjine".

Nisur nga sa siper, edhe vendet e medha po i kushtojne rendesi te posacme diplomacise kulturore dhe formave te saj. Permendim SHBA, Francen, Italine, Britanine e Madhe, etj. Ne Gjermani, politika kulturore perben nje nder tre shtyllat kryesore te politikes se jashtme gjermane; Instituti i famshem "Gete" eshte promotori i kesaj politike ne gjithe boten. Qendrat kulturore ne kete vende jane bere pika referuese dhe terheqese per thithjen dhe perhapjen e vlerave kulturore. Po ashtu edhe organizmat me te medha nderkombetare, sidomos UNESCO po e shtrijne me tej kete dimension edhe nepermjet hapjes se ekspozitave ne selite e tyre, organizimit te veprimtarive kulturore e deri tek aktivizimi si "Ambasadore te vullnetit te mire" te personaliteteve me te spikatura te Hollivudit, te gazetarise, artit, sportit, etj. Permendim M. Douglas, Angelin Jolie, Celin Dion e shume te tjere.

Sot eshte bere dukuri e zakonshme qe pothuajse te gjitha veprimtarite me karakter politik, ekonomik, akademik dhe fjalimet qe mbahen aty, te shoqerohen me pjese muzikore, teatrale, shfaqje filmash kombetare, ekspozita, etj; keto dhe te tjera veprimtari kulturore pse jo bashke edhe me pijet apo gatimet karakteristike krahas pjesemarrjes shtojne edhe cilesine, besueshmerine dhe mbi te gjitha i sherbejne imazhit te nje vendi. Ne kete linje edhe vendi yne po ben perpjekje per te shfrytezuar burimet, projektet, programet dhe personalitetet e tij te njohura ne bote. Krahas te tjerash, debutimi i suksesshem i Festivalit Nderkombetar te Filmit dhe Teatrit ne Durres e Butrint, etj., si keto, jane vlere e shtuar ne kete fushe jetike.

Ne keto kushte, per realizimin me sukses te pese funksioneve te saj kryesore te permendura me pare, edhe diplomacia zyrtare " eshte e denuar" por dhe "e bekuar" te bashkepunoje gjithnje e me ngushte e ne menyre te ndersjelle me aktoret dhe faktoret perkates ne keto fusha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›