Ujesjellesit, 200 milione leke borxh OSSH
Ndersa qytetaret dhe bizneset kane filluar te paguajne rregullisht faturat e energjise elektrike, problem mbeten institucionet shteterore. Gjate analizes 9- mujore te punes se Operatorit te Sistemit te Shperndarjes u theksua se vetem ujesjellesit i kane kesaj kompanie nje borxh prej 200 milione lekesh vetem per shtatorin. Drejtori i Pergjithshem i OSSH-se, Said Dollapi deklaroi dje se pikerisht kjo kategori ndermarrjesh eshte nder me problematiket per sa i takon pagesave. "I vetmi mos realizim eshte ai i mos realizimit te arketimeve ne ndermarrjet buxhetore dhe jo buxhetore. Pikerisht ne ndermarrjet buxhetore bejne pjese edhe ujesjellesit, debia e te cileve vetem per muajin shtator arrin ne 200 milione leke", theksoi Dollapi. Sipas tij, nese do te ishte arketuar edhe kjo shume parash, atehere kompania nga 88 per qind qe i ka treguesit e muajit shtator, do te shkonte me nje realizim 100 per qind. Gjate analizes u theksua se institucionet shteterore mbeten konsumatoret me problematike ne shlyerjen e faturave te energjise elektrike. Vetem ujesjellesit gjate muajit shtator i kane 200 milione leke borxh operatorit te sistemit te shperndarjes, kompanise qe ndodhet ne prag te privatizimit. Gjate fundvitit te kaluar Keshilli i Ministrave vendosi qe te shlyente te gjitha borxhet e ketyre ndermarrjeve ndaj OSSH-se, por serish jane konstatuar probleme me mospagesat e faturave te energjise. Drejtuesit e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes kane deklaruar se gjate muajit shtator jane reduktuar humbjet, te cilat kane arritur ne 31.8 per qind. Ky nivel eshte brenda objektivit te percaktuar qe per fundin e ketij viti eshte 32 per qind. Tani pritet qe kjo kompani te kaloje ne duart e cekeve te Cez, te cilet fituan tenderin per privatizimin e OSSH-se, ku nje nder kushtet kryesore te vendosura nga qeveria shqiptare eshte pikerisht ulja e humbjeve te energjise elektrike. Sipas ketij kushte brenda vitit 2009, humbjet e energjise duhet te ulen ne masen 15 per qind.