Universiteti i Prishtines, autonome
Qeveria e Kosoves vendosi dje qe prej janarit te vitit te ardhshem Universiteti i Prishtines te funksionoje si organizate buxhetore, me autonomi te plote financiare. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha se vendimi pritet te rris cilesine e punes ne UP dhe permiresimin e gjendjes se punonjesve te tij. Por dje, qeveria procedoi ne Kuvend projektligjin per pensionimin e pjesetareve te TMK-se te cilet nuk do te perfshihen ne Forcen e Sigurise se Kosoves. Ne fillim te vitit akademik, Qeveria e Kosoves paralajmeroi masa te cilat ne te ardhmen pritet te rrisin efikasitetin e punes ne Universitetin e Prishtines. Ne mbledhjen e djeshme qeveria vendosi qe te hap rrugen per pavaresine financiare te institucionit te arsimit te larte.