Çiklizmi dhe kampionët e kronometrit

Belshi dhe rrethinat e tij janë kthyer përsëri në qendër të aktiviteteve të çiklizmit kombëtar. Pikërisht në Dumre të shtunën është zhvilluar gara e kronometrit individual, kurse të dielën, po në të njëjtin vend, do të zhvillohet ajo e rrugës. Për kadetë, ku dhe kanë marrë pjesë 19 sportistë, distanca ishte 12 kilometra. Për junior, ndërsa ishin në gara 9 çiklistë, ishte 18 kilometra. Kurse për elitë dhe U-23, teksa garuan 22 çiklistët më të mirë në vend, ishte 36 kilometra. Neli Kambetaj me kohën 20’18” ishte fituese për vajza.
Për kadetë rivaliteti ishte mes Markelian Bedullës së Skënderbeut, fitues me kohën 20’55”, dhe Jonid Gjokës së Partizanit, që zuri vendin e dytë me 21’00”. Gjoka dhe Berdulla, si dhe trajneri i korçarëve, Renato Telhaj, tregojnë emocionet e tyre të garës.
Ndërkohë për të rinj, kampioni i kronometrit ishte Flavio Venomi i Vllaznisë me kohën 26’54”. I ardhur nga Italia, ai është i kënaqur që përfaqëson skuadrën shkodrane.
Shumë e bukur dhe cilësore gara e Ylber Sefës, i cili zuri vendin e parë tek Elitë dhe U-23 me kohën 52’08”. Për të ishte një garë e vështirë, kjo dhe për shkak të kushteve atmosferike.
Sigurisht që edhe mund ta bënte më mirë, ndonëse mbetet i kënaqur me vendin e parë, teksa rivaliteti ishte me çiklistin e Tiranës, Olsian Veliaj.
Por çfarë pritet nga Sefa në garën e rrugës? Ja dhe përgjigja e çiklistit që garon në Belgjikë.
Kështu Kampionati Kombëtar individual mbylli garën e kronometrit për t’ia lënë radhën asaj të rrugës, ndoshta me fitues të tjerë.