E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Me 28 janar demonstrate homazh kunder dores vrastare

Kreu socialist Edi Rama menjehere pas takimit me Presidentin e Republikes Bamir Topi nepermjet nje deklarate per shtyp ftoi qytetaret ne demonstraten e 28 janarit te cilen e quajti demonstrata per Shqiperine europiane dhe per nderin e atyre qe humben jeten me 21 janar.

Demonstrata homazh e 28 janarit vazhdoi me tej Rama do tregoje paqesisht para gjithe botes paperkuelshmerine tone ndaj pushtetit.

Vrasesit mbrohen nga policia e shtetit policia i pergjigjet urdhrave te pushtetit vendi nuk eshte me ne demokraci europa nuk mund ta pranoje kete. shte e papranueshme retorika fashiste ndaj Prokurorise se Pergjithshme dhe SHISH-it te cilet ende nuk ka mundur ti fuse nen sqetull- tha kryesocialisti Rama

28 janari sipas kryesocialistit do te jete apeli i fuqishem i nje populli qe kerkon rikthimin e ligjit ne vend.

Nderkaq Rama nuk beri asnje koment ne lidhje me takimin e sotem me Presidentin e Republikes Bamir Topi.



Megi Ajtyresa Parlamenti dha nje shfaqje te turpshme
Anetarja e asamblese se Partise Socialiste Megi Ajtyresa doli sot ne nje deklarate per shtyp ku u prononcua lidhur me seancen e djeshme parlamentare. Dje i madh e i vogel pa perfaqesuesit e ketij pushteti matrapazesh e kusaresh teksa jepnin ne parlament shfaqjen e turpshme te radhes duke i kujtuar cdo shqiptari ditet e fundit te regjimit komunist kur Kuvendi Popullor mblidhej per te duartrokitur udheheqesin per te hedhur vrer mbi te vraret e per te ngritur ne qiell vrasesit u shpreh Ajtyresa. Duke e quajtur ngritur akuza per vdekjen e protestuesve paqesore te paarmatosur dhe larg gardhit te institucioneve ajo tha se padrinoja i ekzekutoreve dhe urdheruesi i ekzekutimeve sulmuan ne menyre te paprecedente institucionet e pavarura Prokurorine e Pergjithshme dhe Sherbimin Informativ.

Degjuam dje korin e kryematrapazit teksa fliste per banda e kriminele te rrezikshem qe me demek kerkonin permbysjen e regjimit. Per cilat banda e keni fjalen ju o pushtetare te dale mendsh Per cilin grusht shteti e akuzoni popullin ti o Ben Sali qe me Garden tende Republikane tamam si ne Tunizi apo Irak u more jeten plot 3 shqiptareve te pafajshem e plagose sa e sa te tjere po bente bujku i thjeshte Faik Myrtaj qe u vra ne anen tjeter te bulevardit Cilin institucion po kercenonte ky njeri qe zgjodhi te protestonte kunder varferise qe ka pllakosur pushteti i Saliut fare mekati mortal bene valle Ziver Veizi dhe Hekuran Deda qe te dy prinder qe te dy shqiptare qe te meritonin te ekzekutoheshin ne mes te rruges
fare po benin keta shqiptare te pafat pervecse po ngrinin zerin kunder nje turme hajdutesh te udhehequr nga Ben Saliu

Ajo cka ndodhi te premten e zeze te 21 Janarit eshte pergjegjesia e Sali Berishes e provokimeve te Lulit te tij ne Ministrine e Brendshme dhe e ekzekutoreve te Gardes Republikane te cilet akoma sot enden te lire ne rruget e Tiranes nen Protektoratin e Ben Saliut. Sali ka ikur koha kur populli varej nga qeveria. Ka ikur koha kur njerezit kishin frike nga qeveria. Jetojme mu ne mes te Evropes ne vitin 2011 kur eshte qeveria ajo qe varet nga populli e ka frike nga ndeshkimi demokratik i popullit te vet.


Parlamenti miratoi mbremjen e djeshme vetem me votat e mazhorances 73 vendimin per Ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues me 21 janar 2011. Me kete vendim mazhoranca ka ngritur nje institucion paralel me prokurorine gjykatat dhe sherbimin informativ.


Objekt i punes se komisionit do te jete hetimi rreth veprimtarise se aktoreve te perfshire per zbatimin e ligjit per tubimet ne demonstraten e 21 janarit. Komisioni do te hetoje edhe veprimtarine e institucioneve shteterore sipas kompetencave ne legjislacionin respektiv per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues.


Ky komision hetimor rrezikon qe pervec dublimit te institucioneve te kthehet edhe ne gjyqin publik te kryetarit te SHISH-it te cilin Berisha ka vite qe enderron ta heqe por eshte penguar nga reagimi i ashper i nderkombetareve. Tashme kryeministri synon qe te perdore protestat e opozites per te fajesuar kreun e SHISH-it dhe institucionet e tjera kushtetuese.


Ne seance mbajten fjalen Kryeministri Sali Berisha kryetari i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi dhe kryetari i LSI deputeti Ilir Meta. Mazhoranca denoi aktet e dhunes sic e cilesoi ajo demonstraten e dites se premte dhe tentativen e deshtuar per grusht shteti ndaj rendit kushtetues dhe demokratik. Seanca plenare i mbylli punimet ne oren 22.30.


PROJEKTVENDIM
PR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR T KUVENDIT PR HETIMIN E VEPRIMTARIS S INSTITUCIONEVE SHTETRORE PR ZBULIMIN IDENTIFIKIMIN PRBALLIMIN NEUTRALIZIMIN PENGIMIN DHE NDSHKIMIN E VEPRIMIT T ORGANIZUAR KRIMINAL PR DHUNIMIN E INSTITUCIONEVE DHE PRMBYSJEN E RENDIT KUSHTETUES N DATN 21 JANAR 2011

Ne mbeshtetje te neneve 77 dhe 78 te Kushtetutes te pikave 8 e 9 te ligjit nr. 8891 date 2.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit si dhe te nenit 25 te Rregullores se Kuvendit me propozimin e nje grupi deputetesh te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike


KUVENDI I REPUBLIKS S SHQIPRIS
VENDOS

I. Ngrihet komisioni hetimor i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per te hetuar veprimtarine e institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011.

II. Objekti i punes se komisionit hetimor eshte
a Hetimi rreth veprimtarise se aktoreve te perfshire per zbatimin e ligjit nr. 8773 date 03.04.2001 Per tubimet ne demonstraten e dates 21 janar 2011.

b Hetimi rreth veprimtarise se institucioneve shteterore sipas kompetencave te percaktuara ne legjislacionin respektiv per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetutes si dhe masat konkrete te marra per parandalimin neutralizimin pengimin dhe perballimin dhunes gjate ngjarjeve qe shoqeruan tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues.


c Hetimi rreth veprimtarise se organeve te zbatimit te ligjit per identifikimin kapjen dhe neutralizimin pengimin dhe e ekzekutoreve identifikimin dhe kapjen e nxitesve dhe organizatoreve te dhunes kriminale. Hetimi rreth veprimtarise se organeve te zbatimit te ligjit dhe masave te marra per zbardhjen e shpejte e te plote te fakteve ngjarjeve dhe pergjegjesive te individeve ideatoreve ndihmesve dhe bashkepunuesve per dhunen dhe tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues.


d Hetimi i zbatimit te ligjit gjate hartimit dhe ekzekutimit te detyrave ne kuader te planit te masave qe organet shteterore te ngarkuara me ligj pergatiten dhe zbatuan me qellim respektimin dhe garantimin e zbatimit te detyrimit ligjor te mbrojtjes se institucioneve kushtetuese te vendit.
dh Hetimi per masat e marra nga organet e zbatimit te ligjit per neutralizimin perfundimtar te tentatives per permbysjen me dhune te rendit kushtetues dhe per garantimin e paprekshmerise se institucioneve te se drejtes per tubim paqesor.


e Propozimi i ndryshimeve te nevojshme legjislative me qellim realizimin e nje sistemi efektiv te ushtrimit te se drejtes se tubimit paqesor si nje e drejte e pamohueshme ne nje shoqeri demokratike dhe parandalimin e goditjen efikase te dhunes kunder institucioneve shteterore si nje realitet i papranueshem ne nje shoqeri demokratike.


III. Hetimi i komisionit parlamentar nuk shtrihet per ato ceshtje dhe rrethana per te cilat Prokuroria e Republikes se Shqiperise ka filluar ose do te filloje procedim penal sipas ligjit.
IV. Komisioni hetimor parlamentar perbehet nga ll deputete. Kryetari i perket Partise Demokratike. Perberja e komisionit eshte si me poshte
1. Eduard Halimi Kryetar PD
2. Gent Strazimiri Anetar PD
3. Mesila Doda Anetar PD
4. Enkelejd Alibeaj Anetar PD
5. Fatos Hoxha Anetar PD
6. Viktor Gumi Anetar PD

7. PS

8.

9.

10.

11.


V. Komisioni e ushtron veprimtarine e tij per nje afat 3-mujor nga miratimi i ketij vendimi.
VI. Ngarkohen Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Pergjithshem te krijojne kushtet e nevojshme logjistike per veprimtarine normale te ketij komisioni.
VII. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.


KRYETARE

Jozefina Topalli oba


RELACIONI
Arsyetimi i mazhorances per komisionin hetimor

Ne nje relacion qe iu eshte shperndare dje deputeteve mazhoranca e ka arsyetuar ngritjen e komisionit hetimor duke e cilesuar protesten si nje akt te dhunshem qe kerkonte marrjen e pushtetit me dhune. Me poshte po botojme disa pjese nga relacioni i pergatitur nga deputetet e djathte.


Ata protestuesit tentuan ne menyre te perseritur te dhunojne shkaterrojne e pushtojne godinen e Kryeministrise. Gjate demonstrates tre persona kane gjetur vdekjen nderkohe qe jane plagosur 42 punonjes policie te cilet jane derguar ne Spitalin Qendror Ushtarak dhe ne Spitalin Nene Tereza per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore si dhe 65 punonjes te tjere policie qe jane lenduar kane marre trajtim mjekesor ne terren.


Po ashtu ka pasur nje numer te konsiderueshem personash te tjere qe kane marre ndihmen e pare shendetesore per shkak te demtimeve te ndryshme. Jane djegur dhe shkaterruar plotesisht mbi 15 mjete dhe demtuar me dhjetera te tjere. Ne perputhje me te gjithe jurisprudencen kushtetuese dhe bazen legjislative kerkohet te ngrihet ky komision hetimor parlamentar.


Objekti i tij do te jete Si eshte zbatuar ligji nr. 8773 date 23.04.2001 Per tubimet Si eshte zbatuar neni 3 i ketij ligji neni 5 6 dhe 9 neni 10 dhe 11 per drejtuesin e tubimit dhe ndihmesit e tij si dhe nenet vijuese te tij Cila ka qene parapergatitja e institucioneve shteterore dhe niveli i zbatimit te legjislacionit aktual nga institucionet shteterore te ngarkuara me ligj per te ndjekur dhe garantuar tubimin paqesor dhe mbrojtjen e interesave publike Etj.


Nisur nga keto kushte dhe rrethana nje grup deputetesh ne perputhje me nenet 77 dhe 78 Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ndermarrin kete nisme hetimi parlamentar - thuhet ne relacionin qe shoqeronte projektvendimin per komisionin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›