Cila është e vërteta e skandalit mes Ministrisë së Shëndetësisë e Bankës Botërore?
Ministria e Shëndetësisë duket se është përfshirë në një skandal korruptiv me një tender të financuar nga ana e Bankës Botërore.
Sipas Bankës Botërore, komisioni i Vlerësimit në Ministrinë e Shëndetësisë skualifikoi firmën që ka bërë ofertën më të ulët dhe rekomandoi një kompani e cila bëri një ofertë 600 mijë dollarë më të lartë.
Por, ministri I Shëndetësisë, Petrit Vasili ka dhënë një tjetër version, duke deklaruar se Banka Botërore ka kërkuar që të financohet një firmë me të dhëna të rreme.
Banka Botërore u tërhoq nga bashkëfinancimi prej 1.1 milionë dollarë, pasi kërkoi të shpallte fituese një kompani me të dhëna të rreme, ka thënë ministry Vasili.
Tashmë pritet që të sqarohen akuzat për këtë skandal të rëndë mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Botërore, pasi të dyja institucionet kanë një version të vetin.