Cilat jane arsyet qe ne Shqiperi ka nje nivel kaq te ulet te aksesit te gruas ne politike

Jeta Seitaj eshte nje nga 13 grate qe po konkurron per tu rizgjedhur kryetare e nje minibashkie ne Tirane e kandiduar nga PS. Kur e pyes pse ka kaq pak gra edhe nga PD qe po kandidojne per tu zgjedhur ne organet e pushtetit lokal ajo thote Ka nje klime shume te ashper politike ne keto zgjedhje prandaj ka renie te kandidaturave te grave per tu zgjedhur. Politika eshte shume e ashper ka nje super politizim te zgjedhjeve vendore sikur te jene zgjedhje politike dhe kjo ka bere qe shume gra te mos pranojne te kandidojne te terhiqen ne momentin e fundit ashpersimi i klimes politike eshte ekstrem ka rrahje plagosje. Dhe grate qe nga natyra e zbusin politiken nuk e gjejne veten ne kete politike kaq te ashper. thote Jeta Seitaj.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jeta Seitaj
Deshira Subashi nje tjeter grua qe eshte ne pozicion drejtues Nen/kryetare e Komisionit Qendror te zgjedhjeve gjen te njejten aresye per numrin e paket te grave qe po kandidojne per organet drejtuese te pushtetit lokal qe do te dalin nga zgjedhjet lokale te 8 Majit. Klima e ashper politike prej dy vitesh ka sjelle nje situate te tille kur ne fushate ndodh edhe qe ka dhune dhe duhet te perballesh fizikisht. Po shikohen tensione politike. Zbutja e klimes politike do te sillte edhe me shume kandidatura te grave. Gruaja mund te perballet ne fushate me nje kandidat normal intelektual qe nuk ushtron ndaj saj dhune emocionale apo psikologjike.
OSBE-projekte qe rrisin besimin dhe vendosmerine e gruas kandidate
Por nje projekt i OSBE-se Grate ne qeverisje po kontribuon te promovoje pjesemarrjen e gruas ne politike duke rritur sigurine besimin dhe vendosmerine e tyre per te pranuar te kandidojne. Eugen Wollforth Ambasadori i Pranise se OSBE-se ne Shqiperi thote per programin shqip te DW Projekti Grate ne qeverisje ka ofruar treinim per 150 kandidate te mundshme nga te gjitha partite politike. Projekti ndihmon ne rritjen e pjesemarrjes se grave ne politike dhe i ben ato me te sigurta dhe bindese ne daljet e tyre ne publik si kandidate. Projekti vazhdon. Ne shtator do te organizojme nje shkolle verore per grate e zgjedhura per t u promovuar ne politike. Po shqyrtojme opsionet e mundshme per te siguruar fonde per nje faze te dyte te ketij projekti shume te rendesishem.
Per shkeljen e ligjit-denime shume te lehta per partite
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eugen Wollforth Ambasadori i Pranise se OSBE-se ne Shqiperi
Klima e ashper politike nuk eshte e vetmja arsye. Shoqeria shqiptare vazhdon te jete nje shoqeri maskiliste e dominuart nga burrat. Ndryshimin e saj do ta sillte ne rradhe te pare respektimi i ligjeve qe mbeshtesin barazine gjinore. Ne rastin e perfaqesimit kaq te ulet te gruas ne drejtimin e pushtetit lokal nuk eshte zbatuar Kodi Elektoral qe parashikon kuoten prej 30 te pjesemarrjes se gruas ne kandidaturat e partive politike.
Jeta Seitaj thote se nese do te zbatohej ligji perfaqesimi i gruas ne politike do ti afrohej kesaj kuote. Jam per zbatimin e ligjit kudo jo vetem per barazine gjinore. Zbatimi i tij do te sillte ndryshimin thote ajo
Por ka edhe nje dukuri tjeter. Ligji jo vetem qe nuk zbatohet por per moszbatuesit e tij ndeshkimet jane teper te lehta pothuajse te paperfillshme. Keshtu ligji parashikon qe subjektet politike qe nuk zbatojne kuoten prej 30 te pjesemarrjes se gruas si kandidate ne zgjedhjet parlamentare apo lokale te denohen me nje gjobe qe shkon deri ne 2500 euro shifer qe nuk i rendon dy partite e medha PD-PS qe dominojne skenen e politikes ne Shqiperi.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica