G20 kerkon reduktimin e disekuilibrave globale

Vendet e industrializuara dhe ne zhvillim te bashkuara ne grupin G20 synojne te ndermarrin masa serioze per reduktimin e disbalancave globale mes fuqive ekonomike. Keto disbalanca konsiderohen si nje nga shkaqet e krizes ekonomike dhe financiare mbareboterore. Nen kryesine e ministres franceze te Financave Christine Lagarde vendet e G20 rane dakord per nje procedure mbi bazen e se ciles vendet te vecanta do te merren ne shqyrtim dhe do tu jepen rekomandime. Kjo u be e ditur nga ministrja franceze te premten 15.4.2011 ne Uashington pas nje takimi te ministrave te financave dhe shefave te bankave qendrore te fuqive me te rendesishme ekonomike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i Bankes Federale Gjermane Axel Weber ne takimin e G20 ne Uashington. Edhe Gjermania ne banken e proves
Se cilat vende do te merren ne shqyrtim u la fillimisht e hapur. Por pritet qe edhe Gjermania te vihet ne banken e proves per shkak te tepricave te saj tregtare te larta. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaumluble tha ne kuader te takimit se nuk do te habitej nese Gjermania do te bente pjese ne mesin e shtate vendeve qe do te merren ne shqyrtim. Por nese eshte keshtu Gjermania ka argumenta te mire mbrojtes tha ministri Schaumluble. Tepricat ne bilancin tregtar te Gjermanise i dedikohen aftesise se saj konkurruese dhe nuk jane pasoje e zhvelresimit te euros. Vec kesaj nese merret ne konsiderate e gjithe eurozona atehere mund te thuhet se Gjermania me tepricat e saj ka kontribuar ne nje bilanc tregtar te barazpeshuar ne bashkimin monentar.
Te ruhet dinamika e G20
Nder kandidatet e tjere bejne pjese shtetet e perfolur vazhdimisht Kina Japonia dhe SHBA. Ne shkurt G20 ra dakord fillimisht per indikatoret te cilet do te sherbenin per matjen e disbalancave. Ketu bejne pjese krahas deficiteve apo tepricave ne bilancin tregtar dhe te pagesave edhe borxhet shteterore deficitet publike si dhe kutoa e kursimit dhe borxhit privat te nje vendi. Keshtu ne te ardhmen bilancet do te vezhgohen dhe do te merren masa korrigjuese kur disbalancat ne sektoret e tregtise se jashtme apo borxheve shteterore rriten pertej kufijve te percaktuar. Ministrja franceze e Financave Lagarde tha se marreveshja e arritur mes vendeve te G20 eshte nje sukses i rendesishem. Keshtu do te ruhet dinamika e rimekemjes se ekonomise dhe per shmangien e krizave te ardhshme financiare.
Kriza nuk eshte kapercyer ende
Ne sektorin bankar ne Gjermani sipas ministrit te Financave Wolfgang Schaumluble nuk ka me rreziqe ekzistenciale. Ne Gjermani nuk kemi rreziqe qe nuk mund te kontrollohen. Ne jemi ne gjendje te shmangim rreziqet qe kercenojne sistemin tha Schaumluble. Nese nga testi i ri i stresit per bankat evropiane do te rezultonte nevoje per kapital shtese per bankat gjermane ajo mund te mbulohet nga pronaret.
Edhe guvernatori ne largim i Bankes Federale Gjermane Axel Weber theksoi se me ligjin e ri per restrukturimin e bankave ne fuqi qe prej 1 janarit Gjermania ka nje instrument per te minimizuar pasojat e falimentimit te nje banke ne gjithe sistemin bankar. Por Weber rikujtoi se kriza financiare me pasojat e saj ende nuk eshte kapercyer plotesisht Institutet e kredise jane ende te ndjeshem ndaj tronditjeve. Jemi ne vitin e katert te krizes. Nuk jemi ende ne vitin e pare pas krizes theksoi guvernatori Axel Weber.
Autor Rolf Wenkel / Eliana Xhani
Redaktoi Angjelina Verbica