E Diel, 1 Nëntor 2026

Programi Forume ne bashkesi

Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim permes programit Forume ne bashkesi ne koordinim me veteqeverisjen lokale u mundeson qytetareve realizimin e projekteve te propozuara nga vete ata qe kane te bejne me permiresimin e kushteve ku jetojne.

Pjesemarrja e qytetareve ne realizimin e projekteve ne nivel lokal

Forume ne bashkesi eshte instrument shume praktik i cili mundeson perfaqesim adekuat te qytetareve ne propozimin e projekteve konkrete dhe njeherit ofron komunikim te drejteperdrejte te qytetareve me administraten lokale thote Ibrahim Mehmeti nga Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rruge ne Kumanove

Edhe qytetaret edhe perfaqesuesit e komunave e kane pranuar ne menyre shume pozitive dhe rezultatet flasin per nje pranim pozitiv i cili jep shenja se pjesemarja e qytetareve ne vendimmarje ne nivel lokal eshte nje ceshtje me interes shume te madh thote Ibrahim Mehmeti.

Banoret e Kumanoves permes ketyre forumeve kane siguruar ndertimin dhe rikonstruimin e rrjetit te ujt dhe nje pjese te sheshit te qytetit.

Jemi shume te kenaqur pamja e sheshit ka ndryshuar ne te kaluaren eshte punuar shume pak ndersa tani mburremi me keto ndryshime thote nje banor i Kumanoves.

Konsultim i drejteperdrejte midis qytetareve dhe autoriteteve lokale

Qytetaret e Gostivarit kane vendosur qe mjetet e fituara nga ky projekt ti shfrytezojne per rikonstruimin dhe modernizimin e brigjeve te lumit Vardar dhe ndertimin e trotuareve.

Ne lagjen tone ka shume rruge te cilave u mungonin trotuaret ishte shume rrezik te ecesh ne ato rruge. Morem iniciative ne kuader te komunes dhe per fat keshilltaret perkrahen nismen tone thote Manushaqe Hasani banore e Gostivarit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Banoret e Prilepit perfitojne nga programi

Permes programit Forume ne bashkesi ne Strumice dhe Prilep jane ndertuar palestra sportive ne dy shkolla nuk ka munguar edhe investimi ne objekte kulturore.

Nga nje vend i lene pas dore hapesirat per rekreim sot jane gjalleruar qytetaret i shfrytezojne per cdo dite sidomos gjate fundjaves shprehet Igor Tasevski komoderator i forumeve ne Prilep.

Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim ben te ditur se Forumet e bashkesive edhe me tej do te vazhdojne me realizimin e projekteve te inicuara nga qytetaret. Nga nje marsi i ketij viti ka filluar faza e re e projektit e cila do te vazhdoje deri ne vitin 2014 ku parashihet te bashkangjiten edhe 40 komuna qe do te kene mundesi ta praktikojne modelin e ketille te pjesemarrjes se qytetareve ne projekte te nivelit lokal.

Shpresoj so do te jene komuna te reja te cilat per here te pare do te kyqen ne program dhe do te fitojne mundesine qe ta kalojne kete rruge te themi te mesimit komunikimit dhe konsultimit me qytetaret ne nje menyre te drejteperdrejte thote Ibrahim Mehmeti.

Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim ne pese vitet e fundit ka investuar rreth 5 milione franga per mbeshtetjen e pjesemarrjes se qytetareve ne projekte te pushtetit lokal.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›