E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilat jane bizneset ku mund te investojne te rinjte dhe si te dalesh me fitimie

Sallonet e bastit nder bizneset me te preferuara

Per nje te ri apo per nje te sapo diplomuar te filloje nje biznes nuk eshte aq e lehte dhe sidomos kur gjitha bota financiare ndodhet ne nje krize ekonomike. Shpesh kemi degjuar njerez qe ankohen se biznesi i tyre nuk u eci dhe jane detyruar ta mbyllin ate apo te tjere qe ankohen se nuk po nxjerrin me fitime. Me keto kushte ekonomike ata qe do ti mbijetojne tregut do te jene ata qe dine te menaxhojne biznesin e tyre dhe qe do te dine se si mbahet biznesi dhe ne kushte ekonomike te veshtira. Ka disa biznese ku mund te investohet per te rinjte sidomos biznese qe mund te menaxhohen nga keta te fundit. Mjaft i perhapur ne ditet e sotme eshte hapja e nje salloni bastesh me te drejte fitimi nga 5-8 i shume se luajtur nga lojtaret dhe nese kompania humbet perseri pronari i pikes se basteve mbetet i fituar. Po keshtu fitimprurese jane dhe bizneset si hapja e nje minimarketi apo dyqani por duhet gjetur vendi i pershtatshem per ta hapur sepse nese hapet ne nje vend ku ka disa te tilla apo numri i popullsise eshte i ulet atehere rrezikohet shume. Po keshtu hapja e nje qendre interneti mund te jete nje biznes fitimprures nese hapet ne vendin e duhur dhe nese menaxhohet ne menyren e duhur. Nje tjeter biznes ku mund te investohet eshte dhe hapja e nje lokali edhe nese e merr me qira. Kjo prirje eshte verejtur shume vitin e fundit por per te dale i fituar duhet qe biznesin ta menaxhosh vete dhe te mos lejosh tolerime per punetoret gjithashtu nuk duhen bere favore per shoqerine apo te afermit. Ndertimi eshte fusha qe nuk rekomandohet nga specialistet e ekonomise dhe sidomos nga ekspertet e biznesit.

Si te dalesh i fituar ne keto biznese

Perfundimi i universitetit do te thote qe te gjithe te rinjte fillojne te marrin pergjegjesite per veten e tyre. Shpesh ata drejtohet ne rruge te ndryshme per te treguar se jane te afte dhe se duan ta arrijne suksesin tyre pa ndihmen e te tjereve. Kohet e fundit eshte pare se djemte po hapin gjithnje e me teper sallone bastesh pasi shikohet si nje investim ku mund te fitosh lehte por jo gjithnje del i fituar ka pasur raste qe biznesi eshte mbyllur shume shpejt. Hapja e nje salloni basti eshte shume e lehte si procedure por duhet qe ta menaxhosh brenda dy rregullave kryesore. E para eshte qe cdo i ri qe hap nje sallon basti nuk duhet qe te luaje vete me ndeshjet pra nuk duhet te hedhe skedona pasi rrezikohet seriozisht biznesi. E dyta eshte qe te mos perfshije shoqerine ne biznesin e tij. Kjo eshte nje pike serioze sepse nese lejon qe shoket e tu te luajne pa leke atehere mund te ndodhe qe ndonjeri te luaje me shuma te medha dhe qe te mos kete financat e duhura per te te dhene parate kjo sjell problem per kete lloj biznesi per shkak se duhet te behen bilancet ne fund te muajit. E njejta gje eshte dhe me bizneset e tjera ku marrja e vendimeve duhet bere ne menyre te ftohte dhe te jesh i sigurt per ate qe do te besh.

Deri ku kuptohet qe biznesi po ecen

Me kalimin e kohes biznesi mund te kete luhatje per sa i perket fitimeve apo humbjeve por kjo duhet kuptuar ne kohen e duhur per te vazhduar apo per ta mbyllur biznesin. Nese gjate muajve te pare shikohet qe biznesi nuk ka as humbje as fitime sipas specialisteve rekomandohet qe biznesi te vazhdohet sepse pas 2-3 muajsh nuk ke krijuar akoma klientet e tu dhe pas kesaj periudhe mund te kesh fitime. Nese gjate periudhes 2-mujore shikohet qe me taksat e paguara humbja eshte ne nivele te vogla atehere biznesi eshte vertet ne rrezik dhe duhet marre parasysh mbyllja e tij qe te mos perfundoje ne humbje shume te medha me mbrapa.

Si te hapesh biznes te vogel

Nje person qe deshiron te filloje nje biznes te vogel duhet te beje tri gjera para se te siguroje fondet e nevojshme dhe gjetjen e nje vendi te pershtatshem per biznesin te percaktoje interesat dhe aftesite e tij te kerkoje per nje mundesi te suksesshme biznesi dhe te ndertoje nje plan biznesi.Shumica e personave nga bizneset e vogla zakonisht ndertojne nje plan biznesi. Ne te vertete shumica e bankave vendos tu jape kredi vetem bizneseve te vogla qe kane nje plan te tille formal. Pjesa financiare e planit eshte me e rendesishme per kreditoret sepse shpjegon se si pronari do te siguroje vazhdimesine e biznesit. Megjithese shkaku kryesor per deshtimin e bizneseve te vogla eshte menaxhimi jo i mire shkaku tjeter eshte edhe mungesa e parave per te vazhduar veprimtarine. Plani i biznesit duhet te perfshije treguesit me te rendesishem financiar per te siguruar fondet e nevojshme per fillimin dhe me vone vazhdimin e aktivitetit.

Perse vjen kjo gjendje

Hapja e biznesit nga te rinjte ne vendet me te zhvilluara evropiane nuk rekomandohet por ne Shqiperi per shkak te numrit te larte te papunesise te rinjte i drejtohen biznesit. Po keshtu numri i larte i te rinjve qe mbarojne universitetin ben qe jo te gjithe te punesohen menjehere pas perfundimit te studimeve. Gjithashtu ka te rinj qe mendojne se kane aftesi per biznes dhe ndermarrin hapa serioze per fillimin e bizneseve te vogla dhe te medha.

Keshilla qe mund te jepen

Studio me vemendje gjithe gjerat qe te shqetesojne.

Ji gjithmone vigjilent.

Analizo hilet e vjetra dhe pastaj nderto dicka te re me te mire.

Beni reklama te produktit ne rruge.

Kerko te dhena ne ueb per biznesin qe ke.

Kerkoni nje treg te ngrohte.

Zgjidhni problemet.

Gjeni para per biznesin tuaj.

Beni plane per te ardhmen e biznesit.

Mos e ler pas dore.

Kerko llogari.

Bizneset me fitimprurese per te rinjte

Sallonet e basteve

Dyqanet e vogla

Qender interneti

Lokalet me qira

Kafe internet

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›