Retro/Histori: 29 nëntor 1932 Jacques Chirac
Jacques René Chirac u lind më 29 nëntor 1932 dhe shërbeu si President i Francës nga 1995-2007. Më parë kishte mbajtur postin e Kryeministrit të Francës, në periudhën 1974-1976 dhe 1986-1988 (gjë që e bëri të vetmin person dy herë Kryeministër në Republikën e Pestë). Ai gjithashtu ka qenë kryebashkiak i Parisit në vitet 1977-1995. Chirac-u është Presidenti i dytë francez me kohën më të gjatë si kryetar shteti, një mandat të parë prej 7 vjetësh dhe një të dytë prej 5 vjetësh, pas Francois Mitterrand-it. Si President mbajti gjithashtu postin e ex officio Co Prince i Andorës dhe Grand Master i Legion d’honneur. Politika e brendshme e Chirac-ut përfshiu uljen e taksave, heqjen e çmimeve tavan, ndëshkim i fortë për krimin dhe terrorizimin dhe privatizimet. Ai gjithashtu kërkoi politika ekonomike shoqërisht të përgjegjshme dhe në vitin 1995 u zgjodh pasi e përqendroi fushatën e tij në shërimin e frakturës sociale. Politikat e tij ekonomike të bazuara në dirigisme (ideale të dirigjuara nga shteti) ishin të kundërta me politikat laissez-faire të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat Chirac-u i përshkroi si “ultraliberalizëm anglo-sakson”.