Basha ose vajtimi i munguar per Mjeshtrin
Per shkaqe te kuptueshme me eshte dashur te endem ne biografi te ndryshme mbi Amadeus ose I preferuari i Zotit sic do mund te perkthehej fjale per fjale titulli i vepres.
Asgje nuk me ka goditur me shume se indiferenca e races njerezore ndaj nje gjeniu te ketyre permasave. Me gjithe ndryshimet dhe debatet te gjitha biografite bashkohen ne nje pike Moxarti nuk ka varr eshtrat e tij jane zhdukur varrimi i tij eshte bere ne menyren me jo dinjitoze dhe me antihumane te mundshme. Duke shtuar ketu dhe dimension e tij si nje gjeni i pakundershtueshem ky gabim i njerezimit behet nje Faj i Madh jane fjalet nxitjes se regjisorit Altin Basha i cili rikthehet ne Teatrin Kombetar per premieren e shfaqjes Amadeus nga autori i njohur anglez Peter Schaffer qe do te prezantohet sot ne nje konference per mediat. Shfaqja thote regjisori do ti ngjaje vajtimit te munguar per Mjeshtrin. Hijet fantomatike qe kaluan ne rresht para shtepise se tij do jene figurat dhe personazhet e shfaqjes. Amadeus shkruan regjisori ne nje leter-lajm per mediat eshte nje ftese per nje udhetim ne universin e gjeniut te pavleresuar. Si ne nje enderr publiku do te futet ne universin moxartian per te ridimensionuar fuqine e talentit. W. A. Moxart nuk eshte vetem autor i Marshit turk sic per ironi e njohin te gjithe por nje nga deshmite e fuqise se gjeniut artist si nje Krijim Hyjnor.
Referuar statistikave prej 63 kur eshte themeluar teatri kombetar anglez veprat dramatike te Peter Schaffer jane pjese e pandare e repertorit dhe nga me te ndjekurat ne Brodway ku Amadeus dha me shume se 1000 shfaqje. Vepra i referohet historise se W. A. Moxart dhe kompozitorit te oborrit Antonio Salieri i cili i mbytur nga xhelozia e degjimit te Zerit te Zotit ne formen e nje femije te peshtire vendos ta shkaterroje rivalin e tij. Kur shfaqja shkoi ne Broadway ne 1981 fitoi cmimin Tony Award si pjesa me e mire.
Pas kembenguljes se regjisorit Milos Forman Amadeus u adoptua si nje skenar filmi duke u kthyer nga realizimet me te mire te historise se kinemase boterore. Amadeus i dha Peter Schaffer Globin e Arte dhe Oscar per adoptimin me te mire.
Ky produksion nuk eshte ambicioz vetem per faktin se kemi te bejme me nje autor te madh por vecanerisht sepse rralle ne nje pjese teatri gjenden te trajtuara me aq mjeshteri dhe fuqi probleme universal si marredhenia e talentit dhe mediokritetit vendi artistit ne shoqeri ceshtje te madheshtise se operas dhe vleres se muzikes ne historine e njerezimit. Pasuria gjuhesore karakteret e skalitur dramaciteti i forte struktura dramatike natyra brehtiane e bejne Amadeus nje sfide joshese per cdo artist keto jane arsyet qe rreshton Basha duke e konsideruar nje prej projekteve me serioze ne Tirane.
Vepra eshte perkthyer nga Rovena Vyshka ku ne rolet jane aktoret Fatos Sela Marin Orhanasi Eni Jani Romir Zalla Gazmend Paja Gjergj Mena Ahmet Pasha Vangjel Toce Merkur Bozgo Suela Bako Markela Dede dhe Harrila Vjerro.