E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilat janë drogërat kryesore, origjina dhe dëmet që sjellin

illegal-drugs85 milion europianë kanë konsumuar drogë
Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës dhe Varësinë nga Droga ka publikuar raportin vjetor të vitit 2013 me shifrat kryesore për drogat e paligjshme në Evropë. Sipas këtij raporti mësohet se të paktën 85 milionë evropianë kanë konsumuar një drogë të paligjshme në një moment të jetës së tyre. Më poshtë renditen drogërat më kryesore që përdoren nga europianët.
Kanabis
Kanabisi është droga e paligjshme më e konsumuara në Evropë, rreth 77 milionë persona e kanë provuar.
- Të paktën 3 milionë evropianë deklarojnë për një përdorim të përditshëm ose pothuajse të kanabisit. Më tepër se dy të tretat janë të moshave nga 15 deri në 34 vjeç.
Kokaina
Kokaina është droga e dytë e paligjshme më e përdorur në Evropë edhe pse nivele të larta të konsumit janë vërejtur vetëm në disa vende të Evropës Perëndimore.
- Rreth 14,5 milionë persona e kanë konsumuar një herë në jetë dhe 2,5 milionë evropianë të rinj e kanë përdorur atë gjatë 12 muajve të fundit.
EKSTAZIA DHE AMFETAMINAT
- Rreth 11,4 milionë evropianë e kanë konsumuar ekstazinë në jetë dhe rreth 1,8 milionë, gjatë vitit.
- Rreth 12,7 milionë evropianë i kanë provuar amfetaminat dhe 1,7 milionë të rinj i kanë përdorur gjatë vitit.
OPIAC (PËRFSHIRË HEROINËN)
Heroina është droga më problematike dhe përbën numrin më të lartë të vdekjeve dhe sëmundjeve.
- Më tepër se 1,4 milionë evropianë janë konsideruar si përdorues me probleme të opiaceve, që do të thotë konsumi i drogës me anë të injektimit ose me konsum të rregullt.

AMFETAMINAT
Amfetaminat janë droga sintetike që përgatiten në një shumëllojshmëri formash si pluhur i bardhë, i gjelbër ose i verdhë, tableta, si dhe lëng i futur në kapsula. Përdorimi në rrugë i amfetaminave përfshinë më shpesh trajtën në formë pluhuri. Amfetaminat u prodhuan fillimisht (vitet 1920) për qëllime mjekësore. Ato jepeshin gjerësisht në vitet 1950 dhe 1960 për të trajtuar depresionet dhe jepen akoma si medikamente për të ulur oreksin në trajtimin e mbipeshës trupore. Ato gjithashtu u jepeshin ushtarëve për të mposhtur lodhjen në betejat ushtarake. Përdorimi aktual për qëllime mjekësore përmbledh mjekimin e narkolepsisë (një tendencë për të rënë në gjumë të zgjatur), si dhe në hyperkinezi (hiperaktivitet) në fëmijët. Amfetaminat mund të thithen në trajtë pluhuri nga hunda. Në trajtën e pluhurit, tabletave dhe kapsulave ato mund të merren edhe si cigare (pirje apo tymosje e cigares), dhe në ndonjë rast edhe përmes injektimit në organizëm. Amfetaminat janë drogë stimulante që rrit ritmin e frymëmarrjes, ritmin e pulsit, energjinë dhe vigjilencën. Efekti i një doze të vetme mund të zgjasë tre-katër orë. Dozat e larta apo përdorimi i zgjatur mund të çojnë në ndjesi të tilla si rritje e energjisë fizike dhe kapacitetit mendor. Në ndonjë rast pas përdorimit të amfetaminës, përdoruesi mund të ndihet anksioz dhe tepër i shqetësuar, i përfshirë nga ndjenja e panikut apo e persekucionit. Këto ndjesi shuhen menjëherë sapo përdoruesi të lerë drogën. Oreksi tenton të jetë i frenuar dhe shtohet pagjumësia. Kjo shpjegon përdorimin e amfetaminave nga individët që duan të bien në peshë dhe nga ata që duan të rrinë zgjuar për arsye të ndryshme. Menjëherë sapo efektet shuhen, përdoruesit ndihen shumë të lodhur dhe për këtë kërkohet disa kohë që të normalizohen dhe të shërohen. Vet emri më i njohur ndër përdoruesit speed (nxitësi), ve në dukje efektin kryesor të amfetaminave. Është si një lloj energjie e huazuar, çka nënkupton atë që përdoruesi i lypset një periudhë kohe që të shërohet mbas një sesioni të gjatë të përdorimit. Ai mund të ketë vështirësi të ambientohet me ritmin e punës normale. Kjo gjithashtu mund të çojë përdoruesin në sforcim të aktivitetit fizik, duke e bërë atë të humbasë shumë djersë, rrjedhimisht në rritje të nxehtësisë trupore të tij (psh në vallëzim në disko për gjatë gjithë natës). Efekti i fuqishëm stimulant mundet gjithashtu të jetë i rrezikshëm për individët me probleme të zemrës apo të tensionit të gjakut. Përdorimi për një kohë të gjatë i amfetaminave mund të çojë në zhvillimin e tolerancës (që do të thotë kërkesa për doza më të larta për të përfituar të njëjtin efekt) si dhe mungesën e oreksit dhe të gjumit. Kjo gjendje shpie në ulje të rezistencës së organizmit ndaj sëmundjeve të ndryshme. Megjithëse vartësia fizike nuk përbën ndonjë problem, lënia e menjëhershme mbas një përdorimi të zgjatur mund të jetë tepër e vështirë, sepse përdoruesit do të ndihen mjaft të deprimuar dhe letargjikë në kohën që nuk e përdorin drogën. Ata mund të kenë ardhur në një pikë që kanë nevojë për marrjen e drogës, pra për stimulim që u jep ajo.

KANABISI
Kanabisi sigurohet nga bima e Cannabis sativa, e cila rritet kudo në botë. Gjethet e bimës (bari) mund të pihen si duhan ose edhe të përtypen dhe të gëlltiten. Bima mund të koncentrohet edhe në formë të rrëshirës (rezinës) të përgatitur në trajta kallëpesh ose në trajtë vaji. Përdoruesit e quajnë atë me emra të ndryshëm në vartësi të krahinës apo vendit dhe mjedisit social. Kanabisi mund të përdoret në trajtimin e glaukomës (një sëmundje e syrit), artritit, AIDS, sklerozës multiple, si dhe për të mposhtur efektet anësore të kimioterapisë të përdorur në trajtimin e kancerit. Gjethet e kanabisit mund të pihen si duhan, vetëm ose të përziera me duhan në llullën e duhanit. Rezina mund të pihet si cigare dhe ndonjëherë edhe mund të hahet. Që të dyja, si gjethet, ashtu edhe rezina apo dylli, gatuhen ndonjëherë me gjellët. Vaji i kanabisit zakonisht përdoret për të lyer cigaret që më pas pihen (tymosen). Efektet e kanabisit shpesh varen nga gjendja shpirtërore e përdoruesit, pra e humorit dhe e mendimit paraprak për efektet e pritshme të drogës. Përdoruesit shpesh referojnë se ndihen më të relaksuar, me humor të shtuar dhe të qeshura pa vend. Ata flasin shumë, e kanë të shtuar ndjesinë e vlerësimit të ngjyrave dhe të zhurmave. Nganjëherë përdoruesit janë anksiozë dhe nevrikë, veçanërisht nëse ata nuk kanë mndësi për të siguruar drogën. Përdorimi i kanabisit cenon përqendrimin, të menduarit, dhe mjeshtëritë manuale (të punës me duar). Ndjesitë e urisë dhe të harresës janë të zakonshme. Efektet nisin menjëherë dhe mund të zgjasin disa orë. Nuk ka rrezik për mbidozë fatale apo mundësi për tu kthyer në drogë-vartësi. Por, sikurse me droga të tjera mund të zhvillohet vartësia psikologjike. Nëse përdoruesi bëhet i varur nga droga për të përfituar relaksion, ai do ta ketë të vështirë që të bëjë pa të (vartësi psikologjike). Përdorimi për një kohë të gjatë përmes pirjes me duhan mund të çojë në probleme të mushkërive. Ka gjithashtu risqe për aksidente ndërkohë që përdoruesi është nën efektin e drogës, (psh kur ai nget automjet). Përdorimi i kanabisit mund ta bëjë të vështirë seksin e sigurt pasi droga tenton që të ulë nivelin e ndjeshmërisë. Kur droga merret në situata ku përdoruesi ndihet i deprimuar apo anksioz, ajo mund të çojë në gjendje paranojake.

KOKAINA DHE KRAKU
Kokaina nxirret prej bimës Coca, një shkurre që rritet në Amerikën e Jugut. Fillimisht ajo përgatitet në formën e pastës së kokas dhe më tej përpunohet për të prodhuar kokainën që zakonisht ka trajtën e pluhurit të bardhë kristalin. Kraku është një formë e kokainës, e cila është e mundur që të pihet në trajtën e tymosjes përmes djegies, dhe ka trajtën e kristaleve pa forma ose trajtën të shkëmbit. Kokaina sot përdoret rrallë në mjekësi. Në të kaluarën ajo është përdorur si anestetik lokal. Deri në vitin 1904 Coca-Cola përmbante sasi të vogla të ekstraktit të kokas dhe tregtohej si tonik. Zigmund Frojd, psikanalisti i famshëm, ishte një prej përdoruesve entuzi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›