Cilat unaza per Tiranen
Kur ka shume gra ne shtepi ngelet buljera pa u mbushur. Kjo shprehje mund te perdoret per te ilustruar fatin e unazes se madhe te Tiranes ideuar dhe projektuar nga qeveria fundit komuniste e Adil arcanit por qe nuk ka marre jete ne asnje prej qeverisjeve vendore dhe qendrore qe jane alternuar ne Tirane dhe ne Shqiperi gjate dy dekadave te demokracise.
Vemendja dhe perpjekjet jane rritur ne kater-pese vitet e fundit. Por ka ndodhur nje cudi qe ne fakt nuk eshte edhe aq cudi per politiken shqiptare te cic-miceve. Nenvleresimin dhe indiferencen e meparshme per ndertimin e unazes se madhe e kane zevendesuar smira xhelozite protagonizmi dhe gjithe produkti tjeter i marredhenieve te ngrira apo konfliktuale midis qeverise se drejtuar nga Berisha dhe bashkise se drejtuar nga Rama.
Perfundimi ka qene dhe mbetet i njejte Unaza e madhe fryn e gjemon neper letra dhe konferenca por nuk fillon qe nuk fillon. Qeveria dhe bashkia akuzojne prej kohesh njera-tjetren per qendrime nderbllokuese duke e shtuar edhe me shume konfuzionin per te ardhmen e vepres. Ne fakt edhe pse qeveria duhet te jete e pranishme me kontributin e saj ne cdo projekt me peshe ne infrastrukturen e kryeqytetit te vendit unaza e madhe e Tiranes eshte nje juridiksion i bashkise.
Nga ky kendveshtrim nuk eshte kuptuar asnjehere se si mund ta bllokoje bashkia qeverine per nje veper qe bashkia e ka prioritet dhe domosdoshmeri. Pervec deklaratave qeveria nuk ka treguar ndonjehere dokumente fakte dhe argumente profesionale per te mbeshtetur akuzuat e saj. Heren e fundit ne mbledhjen e dates 24 nentor te vitit te kaluar ne njoftimin pompoz te radhes per nisjen e menjehershme te punimeve per unazen e madhe Berisha paralajmeroi zbardhjen e dokumenteve te sabotimit te unazes nga bashkia e Tiranes.
Kaluan pese muaj. As eshte zbardhur gje as unaza ska nisur.
Pjesemarrja e qeverise ne projektet e bashkise duhet te behet ne respekt te autonomise vendore. Ne qofte se qeveria e zevendeson respektin me arrogancen apo jep pershtypjen se nuk po kerkon te marre pjese por te fuse hundet dhe te behet zot ne shtepine e tjetrit atehere eshte vete qeveria qe mbjell deshtimin.
Publiku nuk njeh ndonje rast kur qeveria Berisha ta kete shtruar seriozisht me dosje ekspertesh me korrespondence te rregullt me takime pune ne nivel politik dhe teknik brenda kultures se koabitacionit dhe bashkepergjegjesise ceshtjen e bashkefinancimit me bashkine e Tiranes te unazes se madhe. Ndersa njihen shume raste kur me kete veper eshte bere politike e tipit ne duam ju sdoni para kamerave.
Por ndersa bashkia ka fare pak hapesire dhe mundesi te bllokoje qeverine qeveria e ka pa dogane hapesiren per te bllokuar bashkine. Diku fale legjislacionit me bishta ne lidhje me autonomine vendore. Diku tjeter fale arbitraritetit. Diku me tej fale keshilltareve te LSI-se qe jane votuar majtas dhe kane kaluar djathtas.
Per te qendruar tek unaza e madhe Bashkia e Tiranes e ka akuzuar Berishen se ky ka bllokuar marrjen prej saj te kredise 20 milione euro nga BERZH qe do te perdorej per ndertimin e unazes se madhe ne baze te nje projekti te mbeshtetur ne te vjetrin por te rishikuar dhe te pershtatur me kerkesat bashkekohore. Kjo akuze direkte eshte e rende. Kryeministri ka detyrimin te shpjegohet.
Qeveria ka marre e po merr kredi te medha per segmentin Rreshen-Kalimash te Rruges se Kombit dhe tani se fundi per rrugen Tirane-Elbasan. Me cfare logjike mund te bllokoje kjo qeveri nje kredi tridhjete here me te vogel per unazen e madhe te Tiranes qe nga pikepamja e rendesise vlen sa nje rruge e madhe kombetare Veten se kete kredi do ta marre bashkia e Tiranes
Ku eshte ketu kultura e koabitacionit midis pushteteve te ngjyrave te kunderta politike Shqiperise do ti ndodhe gjithnje qe pushtetin qendror ta kete nje force politike dhe pushtetin lokal nje force tjeter. Po te ecet keshtu me logjiken e bllokimit vendi nuk do te ngrihet kurre. Kryeministri duhet te shpjegohet. Bashkia nga ana e saj ka detyrimin te jete me eksplicite me publikun. Sidomos ne kete periudhe fushate kur tema e unazes se madhe ka ricikluar te gjitha pikepyetjet keqkuptimet konfuzionin dhe hilet rreth saj.
Cili eshte konfuzioni Ne kuadrin e luftes per protagonizem pse ta besh ti por ta bej une qeveria porositi para me shume se nje viti nje projekt-ide te unazes se madhe te Tiranes. Ne pjesen jugore te qytetit projekti i ri i mbivendoset projektit te meparshem te Bashkise me ndonje ndryshim te vogel. Nuk kuptohej pse duhej bere dy here e njejta pune pervecse per tu mbushur xhepat disa projektuesve.
Por habia nuk perfundon ketu. Pasi shpallen se Unaza e madhe do te jepej me koncesion duke perfshire edhe segmentin Babrru-Bregu i Lumit-Ura e Kamzes me tete korsi qe do te sherbeje per te perballuar flukset e reja te rruges se Arbrit pra pasi lidhin bashke per qellime propagandistike nje fantazi mbi tjetren Berisha me te tijte filluan ta trajtonin pjesen jugore te unazes se madhe te Tiranes si nje zgjatim te rruges se re Elbasan-Tirane me kater korsi dhe me tunele nga drejtimi i qafe Krrabes.
E kuptuan se nuk ka kuptim te harxhosh miliarda dhe te vish me kater korsi deri ne Sauk. E pane por nuk e di a e kane kuptuar se rruga Tirane-Elbasan si koridor i Shqiperise se mesme nuk mund ta kete fillimin ne Sauk por te ura e Kamzes prej nga nisin degezimet drejt Durresit Shkodres dhe Kosoves.
E pane se po shpenzohen miliarda pa laps ne dore per te hapur tunele kur natyra ka bere nje aks tjeter per te shkuar nga ura e Kamzes drejt Elbasanit pa tunele dhe shume me lire. Per te mbuluar te carat dhe pikepyetjet e aksit te gabuar i moren Bashkise unazen e madhe por ta bere vazhdim te autostrades se Elbasanit.
Po a mund te perfytyroje njeri qe vargu i kamioneve te transportit kombetar e nderkombetar qe pritet te thithe autostrada katerqind milion eurosh Elbasan-Tirane do te kaloje nga lagja Komuna e Parisit dhe Shkolla Teknologjike A mund ta pranojne kete qytetaret e Tiranes qe ne kete rast do te kalonin nga shiu ne bresher per sa i perket ndotjes se ajrit Pergjigjet dihen.
Por keto pergjigje duhet ti jape patjeter edhe kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes zoti Lulezim Basha i cili gjer me sot po flet ne pergjithesi dhe ne hava per unazen e madhe pa treguar se cilin projekt dhe cfare financimi ka parasysh. Basha nuk mund te premtoje ajer te paster nese kamionet do te gumezhijne nate e dite ne unazen e re mes qytetit
Unaza e madhe e Tiranes duhet per Tiranen dhe per te ardhurit. Por unaza nuk mund te jete pjese e ndonje autostrade kombetare e nderkombetare. Nese qeveria e ka ndare mendjen te shkoje drejt Elbasanit me tunele nga Qafe-Krraba atehere duhet detyrimisht te projektoje nje unaze te jashtme te Tiranes ate qe do te fillonte tek Ura e Farkes deri te Kthesa e Kamzes. Ky do te ishte vijimi i autostrades.
Do te kerkohen serish para. Do te kerkohet serish kohe. Por zgjidhjet e gabuara si kjo e qeverise Berisha kane gjithnje kosto mbi kosto. Per momentin e rendesishme eshte te sqarohet per te gjithe se unaza e madhe Sauk-Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike eshte per Tiranen ndersa unaza e jashtme Ura e Farkes-Kthesa e Kamzes eshte per autostraden. Te mos besh kete sqarim do te thote te jesh ose ne konfuzion ose ne demagogji.