Kinezeri Balkanisation Buono per Albania Arnavut inad...
Kinezeri perdoret ne Shqiperi ndoshta dhe diku tjeter per te treguar vogelsira dhe nje lloj te vecante sjelljeje. Ne vendin tone duket te jete perdorur fillimisht nga drejtues komuniste here ne kontekst pozitiv e here negativ vecanerisht gjate bashkepunimit te ngushte kinezo-shqiptar.
Nje bashkepunim i cili ka nje kontekst te caktuar socio-historik dhe nuk mund te nxirret jashte tij. Gjithsesi shprehja kinezeri ka kaluar ate periudhe duke u bere nje clich/klishe qe eshte nje vleresim pergjithesues e homogjenizues. Ne kete rast dicka qe nuk perfaqeson kinezet e si gjithe klishete qe perdoret mund te te ktheje lehtesisht ne diskriminues.
Balkanization ne anglisht ballkanizim ndoshta ne shqip eshte nje shprehje e perdorur gjeresisht nga analiste e vecanerisht ne rrjete diplomatike. Ka origjinen ne konfliktet qe mendohet se ndizen ne Ballkan dhe djegin gjithe Europen dhe boten si Lufta e Pare Boterore. Ballkanizimi perkufizon konfliktet e vogla percarjen ndarjen ne pjeseza konfliktuale si rrjedhim tendencen per tu kacafytur e copetuar per asgjesend.
A eshte kjo e verteta e kesaj historie A jane gjithe ballkanasit te tille Qofte dhe atehere a ishin rrenjet e konfliktit ne Ballkan Jane pyetje qe me nje mendje te shendoshe kane pergjigje shume te mira se po ballkanasit jane agresive e provokatore lufterash si rrjedhim Ballkani eshte cope e grime.
Kjo shprehje eshte nje klishe dhe si gjithe klishete kalon periudhat e eshte perhere pergjithesuese e homogjenizuese. Ne rastin konkret paragjykon si individin ballkanik ashtu dhe qendrimet kolektive ballkanike ne shtete te vecanta apo ndermjet tyre.
Buono per Albania do te thote I mire per Shqiperi.
Ndoshta shprehja eshte me e hershme por une kam degjuar qe perdorej ne periudhen mes dy lufterave kur lidhjet e Shqiperise me Italine ishin vecanerisht te dendura. I mire per Shqiperi perkufizon nje prodhim me cilesi te ulet te cilen italianet dhe europiano-perendimore te tjere nuk mund ta perdorin per vete por vlen ne Shqiperi.
Kjo shprehje ka kaluar koherat duke u perdorur per te treguar cilesi te ulet qofte ne prodhim qofte ne ide qofte dhe per nje individ apo performance. Natyrshem nje klishe si te tjerat. Kapercen kontekstin duke hyre ne te perditshmen ndersa dhe pa e kuptuar folesi barazon Shqiperine e shqiptaret me cilesine e ulet.
Jo ne lidhje me cilesine por ne lidhje me barbarine duke ardhur qe nga vitet kur sulltan Sulejmani i drejtohej Vjenes eshte bere popullore e perdoret jo radhe dhe ne artikuj mamma li turchi. Do te thote nene Turqit. Nenkupton nene barabaret. Paragjykimet ne lidhje me turq qe pushtojne shkaterrojne sjellin nje civilizim me te ulet kane dominuar shpesh jo vetem perceptime individuale por dhe politika ne lidhje me Turqine ne vende te ndryshme.
Arnavut inad do te thote inati shqiptar. Kjo buron nga ideja se shqiptaret jane kokeforte ne ekstrem. Mendohet se shprehja vjen nga periudha e hershme osmane. Historia por ka shume versione eshte qe administrata osmane vendos te beje nje ure per te shkurtuar rrugen mes fshatrave te ndare nga lumi diku afer Elbasanit. Per kete i kerkohet fshatareve te dy kraheve ku kalonte ura te paguajne nje takse.
Fshataret nuk e kane per zemer kete pagese dhe njeri thote qe dhe nje muaj rruge do te bente per te arritur ne fshatin tjeter por kete takse nuk e jap. Mesa duket nepunesi osman ka thene inat shqiptari dhe shprehja ka kaluar koherat. do shqiptar qe jeton nje periudhe ne Turqi do ta degjoje patjeter inadin shqiptar dhe te pyetet nese eshte inatci ndoshta dhe te dyshohet per inatci te madh.
Shume turq kete fjale e thone me shaka dhe ne riperseritjen e saj nuk ndjen ndonje racizem e aq me pak antishqiptarizem. Gjithsesi eshte nje klishe dhe si pjesa me e madhe e tyre eshte negativisht pergjithesuese e homogjenizuese.
Po a jane gjithe klishete e mesiperme e qindra te tjera - qe perdoren sa ne gjuhen popullore sa ne diplomaci analiza e formojne mijera botekuptime individuale - raciste Nese duam ti marrim te gjitha bashke duke bere keshtu perseri nje pergjithesim cdo gje qe eshte pergjithesuese eshte diskriminuese. Sic cdo gje qe eshte homogjenizuese eshte e padrejte kunder multiplicitetit qe perben bazen e qenies humane shoqerore individuale e kolektive aq sa dhe natyrore.
Si rrjedhim ne cdo moment cdo klishe dhe perdoruesi mund te quhet racist seksist fyes anti etj. etj. Gjithsesi ajo cfare krijon klishene eshte fshirja e kontekstit dhe zhdukja e nuancave e cdo kritike qe ben te njejten gje vetem sa i riprodhon ose favorizon riprodhimin e tyre.
Ne kete vazhde a eshte artikulli i Ilir Yzerit ku perdoret fjala kinezeri racist Per te kuptuar kete duhet te ndertojme analizen e tekstit bashke me ate te kontekstit. Si rrjedhim duhet analizuar shkrimi ne kuptim e strukturen e tij analizuar vec paragrafi i akuzuar per racist dhe i gjithe teksti pernjehere. Ashtu sic duhet analizuar atmosfera ne te cilin u publikua artikulli dhe vete autori.
Nese behet kjo verejme se se pari qellimi artikullit eshte te kritikoje qendrimin e ambasadorit amerikan ne Shqiperi dhe se cdo epitet apo perngjasim aty eshte perdorur per te shprehur nje kritike te thelle ne lidhje me qendrimet e tij. Perdorimi i klishese ndihmon per te thene shkurt dicka nderkohe qe duke u thene shkurt mund te denoje ato qe nuk i perkasin ketij pergjithesimi.
Si rrjedhim eshte nje perdorim i rrezikshem i cili ose duhet te evitohet ose duhet te shpjegohet mire sic autori e ben ne fakt. Ky shpjegim per dike mund te jete i mjaftueshem per dike tjeter jo por duhet mund i madh per te marre ate artikull tejet kritik si racist. Aq me teper qe ne shtypin e huaj jo radhe hasen artikuj shume here me kritik ndaj lidereve apo perfaqesuesve te ndryshem.
Te leme menjane kritiken e bere me humor e karikatura.
Gjithsesi perdorimi i kesaj klisheje a e ben Yzeirin vete racist Nese Yzeri do te ishte racist atehere te gjithe ato qe perdorin pa u distancuar shume qartesisht balkanisation buono per albania mamma li turchi arnavud inadi etj. etj. jane raciste.
Atehere te jesh cdokush qe perdor nje klishe dhe te jesh Hitleri apo anetar i Ku-Kluks-Klanit eshte e njejta gje. Ne kete rast jemi ne mesin e riprodhimit te gjese qe gjeneron klishete zhdukjes se kontekstit dhe homogjenizimit pandjeshmerise ndaj nuancave.
Per me teper kur pas Yzeirit behet indirekt raciste e fyese domethene ne baze te kesaj merren masa kunder nje gazete. Gazeta lejon opinionet me gjithe individualitet e secilit opinionist. Te denosh gazeten se dyshohet se nje shprehje e nje autori qe nuk eshte as kryeredaktori ka racizem apo fyerje eshte te riprodhosh ate per te cilen kritikon.
Te gjithe ne nje tenxhere dhe ja ku jemi perseri ne boten terheqese te klisheve.
Ne kontekstin e shprehjeve diskriminuese e fyerjeve fjala burreri me duket disa here me problematike ne Shqiperi. Ne shumicen e rasteve ajo nenkupton forcen e te qenit burre ne kontrast me dobesine e te qenit grua. Mendoj se ne vendin tone diskriminimi gjinor eshte ulur kembekryq.
Mos ta kerkojme vetem aty ku burri rreh gruan apo ministri kerkon te ledhatohet seksualisht per te dhene nje vend pune. Keto jane probleme gjinore ne shume vende. Po pertej kesaj teper shqetesuese eshte tendenca maskiliste e macoiste e shprehur ne logjiken qeverisese. Gra ne qeveri apo pushtet qe riprodhojne te gjitha klishete e nenshtrimit te femres ndaj burrit qe nga perdorimi ne lidhje me politike i fjales burreri deri tek duartrokitjet kur sharjet e bera nga superiore te tyre kane ne thelb peruljen e femres ndaj burrit.
Ne kemi nje kryeminister me te vertete burre shteti sepse kundershtaret e vet i ka akuzuar ne vazhdimesi me pasje vecori femerore je veshur si femer apo ke hyre ne shtrat me desher duke nenkuptuar nje mashkull tjeter.
Si nuk u reagua sa te nderpritet komunikimi me kete parlament qe ka vite qe merret me burreri e vajzeri. Pse eshte me e rende e denon gazeta klisheja e nje analisti e spara marrin te njejtin reagim fyerjet lapidare te klisheve si lavire te kryeministrit shqiptar
Diskriminimi gjinor nuk ndahet nga e nuk eshte me i lehte se racizmi. Pse racizmi i supozuar i nje artikulli vlen kur pretendohet se prek nje ambasador por nuk perben problem seksizmi kur prek disa ose ne rastin konkret kryeprokuroren shqiptare Apo eshte e drejte ne logjiken demokratike e civile te komunikimit kur kritikues te qeverive shqiptare apo aspekte te ndryshme te jetes ne Shqiperi quhen menjehere antishqiptare apo dhe raciste
Te besh dike racist e me tej si ne Shqiperi antishqiptar komunist kolaboracionist pucist etj. eshte krejt e thjeshte. Per me teper te perfshish nje komunitet te tere ne keto lloj vleresimesh eshte dhe me e lehte. Mjafton te riprodhosh logjiken e klisheve pergjitheso homogjenizo.
Ne shqiptaret qofte se perdorim shume klishe e qofte se perballemi me shume klishe kemi bere shume gjera shume keq. Duhet te ndryshojme rrenjesisht. Duhet te mesojme mbi te gjitha ti flasim vetes e njeri-tjetrit qe te mund te na flasin te tjeret e kerkojme respekt nga ato. Per me teper duhet te mesojme se arroganca e fyerja nuk na con asgjekund.
Gjithsesi ne kemi arritur te ndertojme dicka dhe pse te brishte ajo eshte media e shtypi. I dhunuar denuar gjobitur e si mos me keq favorizuar pro-pushtetaret e bere miliardere ne kurriz tone perseri shqiptaret kane nje vend ku te nxjerrin ze. Here me te forte here me te brishte. Here me dhimbje here me acarim. Here me thirrje e here me analize.
Prandaj shtypi media eshte gjeja qe duhet te ruajme me shume perkujdesje e ndjeshmeri. Sidomos sot kur pushteti shembull perfekt per te gjitha klishete mbi Ballkanin sulmon ne vazhdimesi fjalen e lire.
Si rrjedhim jam e mendimit se liria e shtypit vjen para cdo zemerimi e ruajtja e kritikes si rrjedhim i opozitarizmit eshte baza e nje shoqerie ku ekziston dinjiteti njerezor. Cilido ambasador apo aktor kombetar e nderkombetar mund te zgjidhi me cilindo autor kuptimin e nje artikulli apo klisheje. Cilido ambasador mund te zgjidhi me nje gazete nje keqkuptim.
Per kete jane ambasadat per te ruajtur e zhvilluar komunikimin mes vendeve e aktoreve ne secilin vend. Ndersa asnje shqiptar nuk do te zgjidhi te ardhmen e vet nese i denojne shtypin sidomos kur ai eshte ne mesin e nje beteje per ekzistence me pushtetin.
E nesermja e shqiptareve natyrshem mund te mos jete e ndonje rendesie te vecante per faktore te ndryshem por e nesermja e nje shoqerie ku mund te rikthehet autoritarianizmi e ku standardet demokratike qendrojne ne fije te perit eshte e rendesishme per paqen ne rajon.
Paqja ne nje rajon mund te mos jete detyrimisht prioritet per te gjithe por historia ka vertetuar dhe globalizmi me shume se asnjehere sot na tregon se nuk ka konflikte te vecuara. Fitoret dhe humbjet lufterat dhe paqja jane e te gjitheve bashke e na ndikojne te tereve.
Atehere per te mos bere Europen Juglindore gjeneruese klishesh e konfliktesh per mos ta trajtuar ate me klishete e ballkanizmit qe perfshijne barbarizem injorance varferi padituri etj. do te ishte e udhes te mos denohet nje gazete. Te mos homogjenizohet nje burim dinamik i shprehjes se opinionit publik ku kontribuojne qindra njerez e shohin zerin e tyre mijera te tjere.
Ne rast keqkuptimi apo mosperputhjesh te thelle opinionesh do te na vlente me shume te nje shembull gjakftohtesie.
Gjithsesi ne reagimin e ashper kunder Shekullit vertetuam qe nuk jane vetem ballkanasit e autoritet e tyre gjaknxehte qe dine te ndezin konflikte dhe censurojne shtypin. Pame si ambasadori i nje vendi shume te respektuar ne Shqiperi mund te veproje me gjaknxehtesi duke dale ne kundershtim te asaj cfare presidenti i vet perfaqeson e per cfare na ka frymezuar.
Nga ana tjeter reagimi dinjitoz i Shekullit tregoi dhe njehere se shtypi ne Shqiperi eshte nje nga gjerat vecanerisht me vlere te vendit e se kemi ditur te ndertojme dicka. do gje ka pluset e minuset e veta. Perseri nuk ishte e kendshme qe nje gazete te perballej me kete. Por qendrimi i saj qe larg klisheve larg peruljes larg komplekseve e larg frikes. Ndoshta keshtu rilind nje shoqeri.