Berisha ne Peqin Historia e familjes sime fshatare
PEQIN- Kryeministri Berisha ndodhej pasditen e djeshme ne Peqin nga ku prezantoi edhe kandidatin e Bashkise kryetarin aktual Ilir Rrushi dhe kandidatet e tjere te rrethit te Peqinit. Ai ndiqej nga deputeti i Peqinit Dashnor Sula dhe deputete te tjere te Elbasanit.
Te gjithe ata qe jane mbi 30 vjec nuk e harrojne kurre diten kur ne me guxim dhe kuraje me nje trimeri te pashembullt shembem murin e Berlinit. Nderkohe diktatori i fundit i Bllokut thote sot se Shqiperia ka nje milion te papune nje milion spiune. Zoti Edi Rama nxore edhe rrugen ne vetme nga arkiva e Ramizit- tha dje kryeministri Berisha.
Me pas ai u tregoi banoreve te Peqinit ate qe e quajti historia e familjes se tij te varfer ne fshatrat e Tropojes. Sot eshte ditelindja e Muhamedit ndaj dhe sot duke ju uruar do tju rrefej ne nje histori personale. Kam lindur ne nje familje fshatare ne Tropoje. Njerezit e mi kane qene shume punetore. Prodhonin cdo gje kishin edhe tepricat e tyre. Erdhi nje dite sikunder ne te gjitha fshatrat e Shqiperise dhe ata mbeten me buke misri me kripe shellire se djathe nuk kishim.
Une here pas here shkoja tek njerezit e mi dhe largohesha brenda nates per te mos i turperuar se kishin vetem buke misri e sheqer- tha Berisha.