E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilesia e diplomacise MFA marreveshje me shoqerine civile

Ne mjediset e MPJ-se u nenshkrua dje nje memorandum mirekuptimi ndermjet Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise dhe organizatave jofitimprurese OJF-ve qe veprojne ne fushen e politikave qeverisese ekonomike sociale dhe te marredhenieve nderkombetare ne vend. Ky memorandum synon te rrise mbeshtetjen reciproke ne fushen e veprimtarive me interes te perbashket. Nga ana e MPJ-se memorandumin e nenshkroi zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto ndersa per OJF-te nenshkruan drejtuesit e Institutit te Studimeve Bashkekohore Institutit Shqiptar te Studimeve Nderkombetare Institutit te Dialogut dhe Komunikimit Forumit Shqiptar per Aleancen e Qyteterimeve Keshillit per Marredhenie me Jashte Qendres Shqiptare per Studime Ekonomike Institutit per Demokraci e Ndermjetesim Europartner dhe Levizja Evropiane. Une jam i bindur se marreveshje te tilla ndikojne direkt ne rritjen e cilesise diplomatike te Sherbimit tone te Jashtem dhe gjithashtu integrojne me mire te gjithe kontributet e shoqerise civile ne proceset e rendesishme qe ka diplomacia vecanerisht ne procesin e integrimit evropian te vendit - u shpreh z. Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›