Komunistet me shume besim ne zgjedhje se Rama
Partia Komuniste e Shqiperise beson me shume ne nje proces te drejte dhe ligjor se Partia Socialiste e Shqiperise. Partia Komuniste e drejtuar nga Hysni Milloshi ka dorezuar kerkesen per tu regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe me daten 2 mars nderkohe qe socialistet priten limitet kohore. PKSH per 20 vite me radhe ka marre pjese ne cdo gare elektorale te zhvilluar ne vend edhe pse asnjehere nuk ka mundur te fitoje ndonje kryetar apo keshilltar ne njesite vendore dhe aq me pak ti afrohet pragut per tu bere pjese e Kuvendit te Shqiperise. Pas kesaj partie ne gare eshte futur dhe Partia e Punes e Shqiperise.