Fushata Topi Partite te krijojne nje klime te qete politike
Ne prag te zgjedhjeve per pushtetin vendor Presidenti i Republikes Bamir Topi u beri dje apel partive politike te krijojne nje klime te qete politike dhe ta orientojne fushaten e tyre elektorale ne interes te qytetareve. Zgjedhjet per administraten vendore ne radhe te pare jane zgjedhje per tu sherbyer me mire qytetareve sepse eshte pushteti qe eshte me afer qytetarit. Keshtu qe une besoj dhe jam mjaft optimist qe pertej retorikave dhe konfliktualitetit politik partite politike duhet te respektojne te gjitha institucionin me te rendesishem demokratik qe eshte institucioni i zgjedhjeve qofte ky i zgjedhjeve te pergjithshme qofte ky i pushtetit vendor - tha Topi duke shtuar Duhet te bejme te dallueshem pikerisht pushtetin vendor nga pushteti qendror sepse ndryshe gjerat kamuflohen qytetari nuk merr mesazhin e duhur sepse mesazhet per pushtetin vendor jane shume te thjeshta. Eumlshte koha e mjaftueshme qe institucionet qe partite politike te bejne ceshte e mundur qe te krijojne nje klime te qete qe qytetari te kete mundesine qe te shkoje me deshire ne zgjedhje - tha Topi. Ne fund ai pershendeti dhe regjistrimin e partive politike ne KQZ duke pohuar se ndjen nje kenaqesi te vecante qe partite politike po permbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore per te respektuar daten e zgjedhjeve per pushtetin administrativ qe eshte data 8 maj.