E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi i zgjedhjeve te 8 majit ne gare 57 parti

Regjistrimi i shume partive ndryshon modalitetet e fleteve te votimit. Fletet me te medha se ato te zgjedhjeve te fundit

57 parti do te garojne per zgjedhjet vendore te cilat do te zhvillohen ne daten 8 maj. Numri i subjekteve politike te regjistruara per te garen e ardhshme elektorale eshte me i madh se cdo here tjeter. Ne zgjedhjet e fundit numri i partive politike qe merrnin pjese ne gare ishte 38 nderkohe qe hyn zyrtarisht ne gare dhe Partia Socialiste e Shqiperise. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kerkesen e dorezuar prej saj per tu bere pjese e gares. Se bashku me Partine Socialiste jane regjistruar edhe partite e tjera opozitare Partia Socialdemokrate Partia Demokracia Sociale Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Partia G99 Partia Socialiste e Vertete dhe Partia Ligj dhe Drejtesi.

Zgjedhjet lokale

Regjistrohen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve plot 57 parti per tu bere pjese e gares elektorale. Shume nga keto subjekte elektorale nuk kane marre pjese me pare ne ndonje gare elektorale. Ne zgjedhjet e fundit ishin te regjistruara gjithsej 38 subjekte politike. Por KQZ ne baze te ligjit ka regjistruar cdo subjekt politik qe ka paraqitur kerkesen e saj brenda afatit dhe te shoqeruar me dokumentacionin perkates. Neni 64 i Kodit Zgjedhor parashikon 1. Cdo parti politike duhet te paraqese kerkesen per tu regjistruar si subjekt zgjedhor ne KQZ jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve. 2. Per tu regjistruar si subjekt zgjedhor per cdo lloj zgjedhjeje nje parti politike duhet te paraqese ne KQZ a vertetimin qe partia eshte regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane b emrin mbiemrin dhe adresen e kryetarit te partise i cili eshte personi i autorizuar per te paraqitur kandidatet c emrin zyrtar shkronjat nistore dhe adresen e partise c specimenin e vules se partise d emrin mbiemrin dhe adresen e financierit te partise dhe dh emrin mbiemrin dhe adresen e personit pergjegjes per komunikimin me KQZ-ne. Ky detyrim ligjor eshte zbatuar nga plot 57 parti.

Fletet e votimit

Shtimi i numrit te subjekteve politike me shume se ne zgjedhjet e fundit do te coje ne ndryshimin e madhesise se fletes se votimit. Pak dite me pare KQZ miratoi vendimin per fletet e votimit duke parashikuar madhesine e tyre por dhe elementet e sigurise. nderkohe qe u la i hapur varianti per madhesine e fletes se votimit. KQZ la te hapur mundesine per te zgjatur me tej permasat e fletes ne menyre qe te beje te mundur perfshirjen ne te te gjitha subjekteve politike qe regjistrohen. Po dje KQZ miratoi dhe listen e 33 kryetareve dhe 33 nenkryetareve te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve.

Zgjedhjet ne gare parti te grupeve vulnerabel

Zgjedhjet elektorale te 8 majit ndryshe nga heret e tjera do te dallohen jo vetem per numrin e madh te partive ne gare por edhe per subjektet politike qe perfaqesojne grupe te caktuara shoqerore. Keshtu ne baze te listes tashme te miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pjese e gares eshte Partia Personat me Aftesi te Kufizuara apo Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptare. Jane regjistruar nderkohe disa parti punetore sic eshte Partia Levizja Punetore Shqiptare apo Partia per Mbrojtjen e te Drejtave te Punetoreve te Shqiperise. Nuk mungojne as partite qe ne qender te programit te tyre kane mbrojtjen e mjedisit. Ne 8 maj do te garoje Partia e Gjelber e cila ka qene ne gare dhe ne zgjedhjet e kaluara por gjithashtu edhe Partia Aleanca Evropiane Ekologjike.

Mungesa e dokumentacionit KQZ rrezon 3 parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrezuar kerkesen e shoqates politike memedheu per tu bere pjese ne gare me argumentin se ligji lejon vetem subjektet politike dhe jo shoqatat qe te jene pjese e gares. Jane rrezuar dhe kerkesat e Partise se Emigracionit Shqiptar dhe Partise Alternativa Republikane te cilat kane pasur mangesi ne dokumentacionin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›