E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i qellimshem ne Puke

Vazhdojnë zjarret e qëllimshme në Pukë, ndërsa janë djegur shumë pisha në Qafë Mali. Ditën e sotme mësohet se zjarri në pyjet me pisha është shuar në pjesën më të madhe, përveçse 2 vatrave që u riaktivizuan gjate paradites.

Por, shqetësues mbetet zjarri që i ndihmuar dhe nga era ka nisur të djegë pyjet e Ahut. Terreni i thyer malor ka vështirësuar punën e zjarrfikëseve, ndërsa banorë të zonës po përpiqen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.

Zjarret në Pukë konsiderohen të qëllimshme pasi temperaturat në këtë zonë nuk konsiderohen shkaktare për rënie zjarresh. Dyshohet se persona që duan të mbulojnë aktivitetin e paligjshëm të prerjes së pyjeve mund të kenë gisht në zjarrvënie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›