Cilësia në shërbim, Panariti: Monitorim restoranteve e hoteleve

Në ditën e konsumatorëve, specialistët thonë se pothuajse të gjitha produktet ushimore që konsumojnë janë të pagarantuara. Sipas kryetarit të Shoqatës së Konsumatorëve, Islam Cani produktet që blejmë cdo ditë nuk kanë as minimumin e sigurisë, datën e skadencës dhe në anën tjetër kushtet e tregëtimit janë ende problem.
Ndërkohë bashkia në këtë drejtim ka vendosur të cojë vëmendjen pas tregjeve tek baret dhe restorantet. Aksioni për cilësine e shërbimeve bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti.
"Planet tona për të ardhmen janë akoma më ambicioze, pasi synojmë që Agjencinë në veprimtarinë e saj, ta shtrijmë edhe në aktivitete të tjera, edhe në monitorimin e bar-restoranteve, hotelerive, për të garantuar një cilësi shërbimi që i përgjigjet kërkesave të kohës dhe interesave të konsumatorit", - tha Panariti.
Por sa e kanë kulturën e ankesës konsumatorët shqiptarë? Sipas drejtorit te Agjensise se Mbrotjes së Konsumatorëve, Geron Ibrahimi ka një rritje të denoncimeve.
Përtej deklaratave, ajo që ne vërejmë përditë është se tregjet ushqimore në Shqipëri janë ende larg parametrave higjeno-sanitare për të garantuar një produkt të sigurt.