Durrës, zjarr në një kompleks privat

Një zjarr i madh ka përfshirë një kompleks të përpunimit të mishit në zonën Qafë Zotaj të Durrësit.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur pesë zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e plotë të tij.
Sipas policisë dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.