E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilet jane ministrat e rinj Aldo Bumci dhe Eduard Halimi

Halimi shkon tek një dikaster që e njeh mirë, pasi më parë ka mbajtur postin e zëvendësministrit.

Disa nga momentet kryesore të jetëshkrimit të Halimit e shfaqin atë si një jurist që u ngrit në karrierën tij pasi mbaroi fakultetin Juridik dhe shkollën e Magjistraturës, duke punuar fillimisht si avokat e pedagog dhe me pas si ekspert ligjor ne komisionet parlamentare dhe Avokat i Shtetit.

Nga ky post në qeverinë e mandatit të parë të demokrateve Halimi u emërua zv.ministër Drejtësie.

Në vitin 2009, ai u përfshi në grupin parlamentar demokrat si deputeti i qarkut të Durrësit.

Në këtë mandat të dytë, Halimi ka qenë tejet aktiv si sekretar i Komisionit të Ligjeve, por edhe në kryesinë e Grupit Parlamentar Demokrat.

Halimi kryesoi dhe komisionin hetimor për veprimtarinë e institucioneve para, pas dhe gjatë ngjarjeve të 21 janarit.

Ndërsa Aldo Bumçi që merr postin që la Ferdinand Xhaferri pasi garoi për kryetar të Bashkisë së Durrësit, është i arsimuar dhe specializuar për të drejtën ndërkombëtare.

Bumçi u përfshi më herët në Partinë Demokratike, kur pasi u bë anëtar i KOP në 2005, u zgjodh menjëherë në kryesinë e PD-së dhe në zgjedhjet e atij viti u zgjodh deputet i Shëngjinit dhe ministër Drejtësie.

Aktualisht, Bumçi është kryetar i degës së demokratëve të Tiranës dhe deputet i këtij qarku.

Në Parlament punoi si anëtar i komisionit të Ligjeve dhe të Integrimit europian.

Këto lëvizje te reja qeverinë Berisha u bënë pikërisht për shkak të dorëheqjeve të ministrave para zgjedhjeve vendore të 8 majit. Lulzim Basha, tashmë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, por ky post, u zëvendësua para zgjedhjeve, kur kryeministri vendosi ta çonte Bujar Nishanin tek ministria që kishte drejtuar suksesshëm dhe më parë në periudhë zgjedhjesh.

Posti i ministrisë së Drejtësisë dhe i asaj të kulturës për ku u emëruan Halimi dhe Bumçi, kishin mbetur deri tani vakant.

Tashmë pritet dekretimi i te tyre nga Presidenti dhe votëbesimi në Parlament, séanca e fundit e të cilit është të enjten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›