E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reparti i djegieve ne QSUT perfshihet nga flaket

Reparti i i djegieve në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë është përfshirë pa pritur nga flakët e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë një pjesë të repartit të djegieve plastike në katin e dytë, ndërsa flitet vetëm për dëme materiale.

Sakaq menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll situatën, ndërsa flitet se dyshohet se ky zjarr të ketë rënë si shkak i një shkëndije elektrike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›