E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Kombetar i PD-se mblidhet te shtunen

Në orën dhjetë, paraditen e së shtunës, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Në axhendën e punës së forumit të lartë demokrat janë dy momente kryesore, analiza e zgjedhjeve të 8 Majit, për të cilën demokratet kanë folur me nota pozitive, pasi kanë marrë votën popullore, kanë fituar dhe Bashkinë e Tiranës.

Por një moment i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje është zgjedhja e strukturave të tjera drejtuese. Kuvendi Kombëtar i PD-së, i mbajtur në 2009-ën rikonfirmoi Sali Berishën kryetar Partie dhe zgjodhi edhe Këshillin e ri Kombëtar.

Nga ky forum pritet që të shtunën të zgjidhen kryesia e Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e rinj, dhe sekretariati, sipas fushave përkatëse të mbulimit dhe organizimit të forcës politike që qeveris vendin që prej vitit 2005.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›