Poni: Në funksion regjistri kombëtar i gjendjes civile
Zv/ministri i Brendshwm, Poni tha se eshtë hera e parë në Shqipëri që do të vihet në punë regjistri kombëtar i gjendjes civile, një sistem me standarde të larta sigurie, i cili do të sigurojë identifikimin e të dhënave të qytetarëve.
TIRANE - Pas printimit të certifikatave elektronike, për herë të parë do të vihet në funksion dhe regjistri kombëtar i gjendjes civile që do të mbulojë të gjithë territorin e vendit. Ky regjistër do të sigurojë identifikimin e të dhënave për të gjithë qytetaret në kushte kompjuterike.
“Është hera e parë në Shqipëri që do të vihet në punë regjistri kombëtar i gjendjes civile, një sistem kompleks, një sistem i cili mbulon të gjithë territorin, një sistem me standarde të larta kompjuterike, një sistem me standarde të larta sigurie i cili do të sigurojë identifikimin e të dhënave të qytetarëve tanë në kushtet më të mira të mundshme” – tha zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.
Sipas Ponit ka përfunduar me sukses implementimi i softuerit për printimin e certifikatave elektronike dhe ato do të funksionojnë në fund të nëntorit në bashkinë e Tiranës dhe në harkun kohor të një jave në të gjithë Shqipërinë.
Sa i përket certifikatave biometrike, Poni tha se ato do të jenë gati për shtetasit në mesin e muajit Janar.
(O.Zh BalkanWeb)