Cincinnati Open ne finale Djokovic e Murrey

Andy Murray do të përballet me numrin një të botës Novak Djokovic në finale e turenut Cincinnati Open të tenisit për meshkuj. Tensti skocez siguroi një biletë për në aktin e fundit të këtij kompeticioni, pasi mundi në gjysmëfinale 2-0 me sete (6-3 7-6) amerikanin Mardy Fish.
Murray fitoi lehtësisht setin e parë, ndërsa në të dytin u përball me lojën e saktë të kundërshtarit të tij duke e mbyllyur atë vetëm në gejmin e fundit. Kjo është hera e gjashtë radhazi që skocezi arrin finale e turneut Cincinnati Master. Në raundin e fundit, Murray do të ketë detyrën më të vështirë për të thyer raketën numër një të botës Novak Djokovic. Tenistin serb vjen në këtë finale pas një serie positive rekord, ndërsa në ndeshjen e fundit ai përfitoi nga tërheqja e kundërshtarit të tij Tomas Berdych kur kishte fituar setin e parë me shifrat 7-5.
Në turneun amerikan për femra, finalja do të diskutohet mes Maria Sharapovës dhe Jelena Jankovic. Tensitja ruse mundi me vështirësi 2-1 patrioten e saj Vera Zvonareva, e cila mban vendin e dytë në klasifikimin botëror. Ndërkohë, Jankovic siguroi finalen, pas fitores 2-0 me sete ndaj tensites gjermane Andrea Petkovic.
Nertan Prifti