E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e sekreteve historia e presidentit Bush

Edhe pse ngjarjet që lidhen me jetën e tyre të përditshme i largohen i syrit të mediave kur një familje presidenciale zëvendësohet nga tjetra, janë sekretet që zbulohen ato që zgjojnë interesin e publikut. Këtë ka dashur të bëjë gazetari amerikan Ras Beikër me librin “Familja e Sekreteve”.

Libri nuk ka shumë kohë që është botuar dhe sëfundmi vjen në shqip. Bëhet fjalë për një vështrim befasues mbi Xhorxh Ë. Bushin, familjen e tij, rrjetin e spiunëve dhe mjediset brenda të cilëve favorizuan veprimtaritë e tyre.

Gazetari i shumë çmimeve në këtë fushë ka nisur investigimin e tij që me ngritjen në pushtet të Bushit të ri dhe arrin deri në politikat e fundit të presidencës së tij. Autori thotë se “ajo që ndodhi me Bushin, nuk është asgjë më pak sesa një histori sekrete e elitave të modeluan politikat amerikane të shekullit të kaluar.

Pushimet kanë ndikuar edhe në fluksin e botimeve, prandaj titujt e rinj këtë javë kanë qënë të paktë. Një libër nga i madhi Ernest Heminguej  vjen për lexuesin në titullin “Fitimtari nuk merr asgjë” ndërsa “Turizimi malor në Shqipëri” është një vështrim i botuar nga autori Mexhit Zogu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›