E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas: Kishim frikë

Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas ka thënë se lojtarët e tij ishin tepër të frikësuar në fillim të takimit ndaj WBA-së, por në fund u shpreh i kënaqur me përmbysjen e rezultatit.

“Në pjesën e parë ne kemi pasur frikë sepse ne kemi lënë golin e parë të hyjë shumë herët dhe më pas nuk kemi mundur ta shprehim talentin tonë. Më shumë ishte bllokim i trurit dhe jo diçka tjetër”.

“Rezultati ka të bëjë pak me ndryshimet që bëmë. Në pjesën e parë unë bisedova me lojtarët për t`i liruar ata. Por, goli i barazimit pati ndikim emocional në kundërshtarin dhe nga ky fakt e shënuam edhe golin e fitores”, pohoi Villas Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›