Vjedhja e Monalizes perkujtohet 100- vjetori i grabitjes

Një përvjetor të veçantë do të përkujtojnë të dielën banorët e qytetit të vogël italian Dumenza. Ekzaktësisht 100 vjet më parë, një italian, I quajtur Vincenzo Peruggia, vodhi pikturën e famshme të Mona Lisës nga muzeu i Luvrit në Paris. Një mengjes, Peruggia, që në atë kohë punonte në muze, thjesht hoqi pikturën nga muri dhe e fshehu atë brenda palltos që kishte veshur.
Pasi e mbajti kryeveprën e Leonardo da Vincit në Paris, për dy vjet më radhë në fshehtësi, ai e çoi atë në Firence të Italisë, ku arriti të kontaktojë Alfredo Gerin, një tregtar arti.
Ky i fundit jo vetëm konfirmoi autenticitetin e pictures, por njoftoi edhe policinë e cila arrestoi Peruggia-n në një hotel ku ai qëndronte. Ky ishte fundi i aventurës dyvjeçare të Peruggia-s, por kujtimi i saj është ende i gjallë në qytetin e tij të lindjes, Dumenza, në kufi me Zvicrën.
"Mendoj se gjyshi im ishte një patriot, pasi u tregua mjaft kurajoz për t’i treguar të gjithëve se si vepra tona të artit u vodhën nga Napoleoni. Por, në këtë rast, ai nuk e dinte se Mona Lisa nuk ishte e vjedhur”- tha i nipi, Silvio Peruggia.
Vetë hajduti legjendar i Mona Lizës, tha se e kishte marrë pikturën për ta sjellë në Itali, pasi ishte e vjedhur. Ai nuk e dinte se Mona Lisa ishte sjellë në Francë nga vetë Leonardo da Vinci i cili ia kishte shitur mbretit Fransua i Parë. Ka njerëz në Itali që besojnë se francezët 100 vjet më parë kanë marrë vetëm një kopje të Mona Lizës, ndërsa piktura e vërtetë ndodhet ende e fshehur në Dumenza.