E Martë, 3 Nëntor 2026

Çipa: Perëndimi, i nervozuar me Serbinë. Kosova duhet ta shfrytëzojë

Teksa Beogradi dhe Prishtina nuk kanë arritur ende një marrëveshje për shtensionimin e marrëdhënieve mes tyre, analisti Aleksandër Çipa ka deklaruar se perëndimi është i nervozuar me Serbinë.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Çipa u shpreh se ky moment duhet shfrytëzuar nga Kosova, si një mënyrë për të përcaktuar kufirin administrativ.

“Perëndimi dhe në mënyrë të veçantë SHBA, janë shumë të nervozuar me udhëheqësin politike dhe administrative të Serbisë për mënyrën sesi nuk po e bindin që të zgjedhë një rrugë më europianiste. Kjo ka mbërritur edhe në Bruksel. Janë dy deklarata që duhen marrë në konsideratë. Është një pohim i Stolteberg që ka folur së fundmi për mundësinë e instalimit të përhershëm të trupave të NATO-s në zonën kufitare Kosovë-Serbi.

Një pjesë e strategjistëve thonë që pala e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë në mënyrë që kjo të definojë kufirin administrativ. Kjo duhet përdorur dhe këtë e thonë shumë ekspertë që deklarojnë se ky është një moment që duhet të shfrytëzohet që Kosova të mos ketë më diskutueshmëri të kufirit administrativ me Serbinë. Tjetra është deklarata e zyrtarit amerikan që e konsideron përplasjen mes Serbisë dhe Kosovës si një çështje të NATO-s, i çon mesazh Serbisë që nuk mund të merrni një ris të tillë”, u shpreh Çipa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›