Nurellari: Serbia po tregon zmbrapsje. Perëndimi po bën presion ndaj të dyja palëve

Anëtar i kryesisë PDK Adri Nurellari është i mendimit që Serbia dhe Kosova duket sikur kanë një tërheqje për të pranuar në heshtje marrëveshjet e dakordësuara.
“Lufta hibride tradicionale e Rusisë në këtë rajon dhe paqëndrueshmëria politike në Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë , mund të sjellin në portat e Evropës një tjetër situatë të rëndë. Prandaj kemi një deaskalim të dukshëm që jo vetëm Kosova por dhe Serbia po pranon në mënyrë të heshtur, disi mbrapsje për të treguar vullnetin e mirë përpara aleateve që të dy palët janë të interesuara për të zgjedhur problemin me marrëveshje”, u shpreh Nurellari.
Por sipas tij, me zgjedhjet e parakohshme në Serbi, gjerat dhe mund të komplikohen dhe të vonohen.
“Dhe viti që vjen do jetë i trazuar në Evropë dhe më gjerë për shkak të zgjedhjeve ndërkombëtare. Në një far mënyre këto që janë lokomotiva për Ballkanin nuk do e kenë vëmendjen nga Ballkani”, tha ndër të tjera anëtari i PDK-së Nurellari.
/rtsh.al/