E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Kumbaro, identiteti shtyhet ne muajin nentor

LONDER - I arrestuar ne Londer, Ilir Kumbaro eshte paraqitur ne gjykaten e Londres. Diten e djeshme ajo eshte mbledhur per te vendosur mbi identitetin e Ilir Kumbaros, pasi me dokumente ai eshte Shaqir Shatri. Ish-oficeri i SHIK-ut, rezulton ne Angli me dokumente ceke dhe prej tyre ka perfituar edhe azil politik. Por gjykata londineze do te vendose lidhur me vertetesine e tyre dhe kerkesen e Prokurorise shqiptare per ekstradim. Pra eshte Ilir Kumbaro apo Shaqir Shatko, personi i arrestuar me 18 tetor, per llogari te Interpolit shqiptar, do te vendoset nga gjyqtaret angleze ne fund te muajit te ardhshem.

Gjyqi

Gjykata e Londres ka vendosur nje dite me pare shtyrjen e procesit per percaktimin zyrtar te identitetit te personi qe sipas Interpolit eshte i kerkuari nderkombetar Ilir Kumbaro. Seanca e ardhshme do te jete ne muajin nentor, kjo pas kerkeses se avokatit mbrojtes per te fituar kohe ne mbrojtjen e klientit te tij. Vete Kumbaro pretendon se eshte shtetasi cek Shaqir Shatri ose i njohur si Shaqo Shatri, i cili eshte paraqitur ne vitin 1998, per azil ne Angli me kete emer, duke e fituar ate. Me kete emer rezulton ne te vertete edhe nje shtetas cek.

Dokumentet

Por ne banesen e personit te arrestuar jane gjetur nje sere dokumentesh te falsifikuara. Keto dokumente dhe te tjera te derguara nga Tirana do paraqiten si argumente per te vertetuar se personi i arrestuar eshte Ilir Kumbaro. Personi qe dyshohet te jete ish-oficeri i larte i Sherbimit Sekret, Ilir Kumbaro i akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, eshte vene ne pranga ne Londer disa dite me pare. Ai u arrestua nga Interpoli pas nje kerkimi intensiv nderkombetar. Ai dyshohet te jete, personi te cilin Prokuroria e Krimeve te Renda, ne Tirane, e akuzon per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Policia tha se qe kur ai kishte shkuar ne Angli, 10 vjet me pare, ai kishte nderruar disa here vendqendrimin ne Londer, me qellim, qe policia te mos binte ne gjurmet e tij.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›