Cipras–Merkelit: Nuk vendos ti për referendumin në Greqi

Pak ditë më parë, Merkel i këshilloi Presidentit grek, Karlos Papulias që Greqia të kryente një referendum për qëndrimin ose jo në Eurozonë.
"Greqia është një vend sovran. Nuk është kancelarja Merkel ajo që duhet të vendosë nëse do të zhvillojmë një referendum apo jo", deklaroi Cipras nga Parisi ku ndodhet për të takuar liderët e së majtës. Pas francës, Cipras do të kalojë edhe në kryeqytetet e tjera evropiane për të takuar të majtët e vendeve respektove.
"Nuk ka asgjë për të negociuar në memorandum (plani i masave shtrënguese të BE-së, FMN-së dhe BQE-së për Greqinë), sepse nuk negociojmë me një të pamundur", shtoi prerë Cipras.
"Ajo që duhet diskutuar nuk është memorandumi, por borxhi publik", theksoi ai.
2012-05-22 10:11