Greva bllokon për 48 orë kufirin Maqedoni-Greqi
SHKUP- Greva në Greqi ka paralizuar dhe lëvizjen në pikën kufitare Evzoni që lidh Maqedoninë me Greqinë. Autoritetet kufitare greke në këtë pikë kufitare prej mesnatës së të hënës kanë nisur grevën e përgjithshme prej 48 orëve.
Në grevën e përgjithshme që ka përfshirë mbarë Greqinë, do të hyjnë edhe punonjësit e policisë kufitare, shërbimet doganore dhe shërbimet e tjera në kuadër të pikave kufitare.
Gjatë ditës së sotme dhe nesër vendkalimi kufitar Bogorodicë – Evzoni do të jetë i mbyllur dhe se do të lejohen në çdo dy orë që të kalojnë makinat dhe udhëtarët kalimtarë, ndërsa ndalohet kalimi i autobusëve dhe kamionëve.
Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet doganore të Maqedonisë kanë ndërmarrë masa që të drejtojnë mjetet e transportit për të shkuar drejt vendkalimeve kufitare “Dojrani i Vjetër” dhe “Mexhitli” me Greqinë. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë apelon që të gjithë qytetarët dhe agjencitë turistike gjatë dy ditëve të ardhshme të mos planifikojnë udhëtime në Greqi dhe të respektojnë regjimin e lëvizjes së lirë.
(s.g/Ina/balkanWeb)