E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook, një tjetër proces nga binjakët Winklevoss

Binjakët Winklevoss duket se ende nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për një dëmshpërblim më të mirë prej pronarit të Facebook, mbi pretendimin se Mark Zuckerberg u ka vjedhur iden për rrjetin social.

Një ditë pas heqjes dorë nga gjykata e apelit pa dhënë asnjë sqarim, binjakët janë rikthyer në skenë me pretendime të reja.

Binjakët u janë drejtuar gjykatës së bostonit me kërkesën për zbarthjen e disa informacioneve që Mark Zuckerberg u ka fshehur, me dashje apo jo, hetuesisë. Ata pretendojnë se këto informacione janë të rëndësishme për rezultatin e procesit.

(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera Facebook, cështja mbyllet

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›