City, 30 milionë funta për Mangalan

Manchester City po mendon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë në janar. Sipas tabloidit britanik Daily Star, objektivi kryesor i klubit anglez është mbrojtësi i Portos, Eliaquim Mangala.
Vet futbollisti ditë më parë e kishte konfirmuar se është në shënjestër të ‘Citizens’. Menaxheri Manuel Pellegrini e ka dhënë dritën e gjelbër dhe klubi anglez është i gatshëm t’i shpenzojë 30 milionë funta për ta rrëmbyer lojtarin nga ‘Dragoes’./indeksonline/