E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku i Gjermanisë, bëhet për spital në fushë!

Një rast i rrallë në fushën e futbollit ka ndodhur në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Austrisë. Fizioterapeuti i Gjermanisë, Klaus Eder po bëhej gati për të kryer një ndërhyrje të lehtë mjekësore ne fushë, kur papritmas vetë u bë për spital.

Eder e theu gishtin e këmbës në fushë ndërsa u ndihmua të ngritet nga Klose dhe Ivanschitz. Eder u dërgua në spital për këtij rasti duke u detyruar ti nënshtrohet një operacioni.

"Tash e tutje do ti mësoj se si të mjekojnë lojtarët në fushë" tha Eder në humor pas operacionit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›