E Shtunë, 31 Tetor 2026

City dhe Chelsea oferta për Kaka

ANGLI- Manchester City është duke e monitoruar nga afër situatën e Kaka te Real Madridi, ndërsa të njëjtën gjë po bën edhe Chelsea, në vazhdën e spekulimeve për largimin e brazilianit nga Bernabeu.

Sunday Mirror shkruan se City do të tentojë ta joshë Kaka me një super-ofertë por edhe Chelsea nuk do të sprapset dhe do të ndërhyjë në këtë çështje me të mësuar se Kaka kërkon largimin nga Los Blancos.

City ishte shumë pranë transferimit të Kaka, por nuk arriti ta bindë Milanin me 100 milionë funte, por këtë e bëri Reali me gjysmën e kësaj shume.

(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›