E Shtunë, 31 Tetor 2026

City e ndihmon Realin për të mposhtur Man United!!

Mediat angleze nuk e kanë mirëpritur lajmin se Manchester City ka vendosur ti lëshoj stadiumin "Etihad" skuadrës spanjolle Real Madrid para sfidës me Manchester United.

City nuk është hamendur për të pranuar kërkesën e Realit që ti lëshoj stadiumin e saj për tu stërvitur në dyer të mbyllura para sfidës kthyese në Ligën e Kampionëve.

Ideja ishte e Jose Mourinhos pasi që trajneri portugez nuk dëshiron që askush ta spiunoj atë para kësaj përballje. Real Madridi "Old Traffordin" do ta vizitoj vetëm në ndeshje pasi që të gjitha përgatitjet do ti bëjë te rivali lokal.

Ky vendim i zyrtarëve të Cityt vlerësohet si ndihmesë për Realin në sfidën për ta eliminuar Manchester Unitedin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›