Wenger: Bale? S'është brenga jonë!

Arsene Wenger ka thënë para ndeshjes me Tottenham se skuadra e tij nuk i frikësohet yllit të Spurs, Gareth Bale. Trajneri francez tha se nuk ka ndonjë plan për ta ndalur atë sepse ai ka një skuadër komplet cilësore.
"Bale nuk është objektiv i brengave tona. Ai mund të ketë formë në skuadrën e tij por nuk kemi ne për çka të brengosemi për të. Ne kemi lojtarë të mëdhenjë në skuadër dhe do të ishte gabim po të përqëndroheshim tek ai. Jam duke përgatitur një skuadër që mund të nxjerrë atë që ne dëshirojmë nga kjo sfidë. Do të jetë një derbi intensivë, një luftë e madhe. Ne kemi bilanc të mirë me Tottenhamin, shpresoj që ta vazhdojmë" deklaroj Wenger./Indeksonline/