City i interesuar për Lamelan
Manchester City besohet se ka dërguar agjentët në San Siro sonte mbrëma në ndeshjen MilanRoma, për të ndjekur talentin argjentinas Erik Lamela.
City ka kohë që po e ndjek Lamelan, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Romës duke shfaqur paraqitje impresive.
La Gazzetta dello Sport shkruan se përfaqësuesit e Cityt do të jenë të pranishëm sonte mbrëma në San Siro për të parë nga afër argjentinasin.
Më pas, pritet që ata të udhëtojnë drejt Romës, për të finalizuar transferimin e vlefshëm rreth 30 milionë euro.