E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feston Bayern, Riberyt i'a prishë birra festën

Bayern Munchen ka festuar sot titullin kampion në Bundesliga në stadiumin e saj pas fitores 3 me 0 ndaj Augsburg. Xherdan Shaqiri ishte pjesë e festës madje edhe protagonistë i saj pasi shënoj një nga golat e fitores në ndeshjen e sotme.

Të gjithë lojtarët pas ndeshjes festuan me birra duke e lagur njëri tjetrin. Këtë praktikë nuk e preferoj lojtari musliman i Bayern, Frank Ribery.

Jerome Boateng e lau atë me birrë, kundër vullnetit të tij duke sjellur pakënaqësi te ai. Ribery u pa i nervozuar pas ndeshjes duke bërë që festa e tij të prishet sot.

Ribery disa herë ka thënë se nuk konsumon birrë dhe qëndron larg saj sepse feja e tij nuk e lejon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›