City kërkon sulmuesin gjerman Kuranyi

Sulmuesi i Schalke, Kevin Kuranyi, ka tërhequr vëmendjen e ekipit të Premier Ligës, Manchester City.
Gjermani do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe "Bild" shkruan se City është duke luftuar me Besiktas, Fenerbahce dhe Dynamo Moskën për të nënshkruar me të si transferim i lirë.
28-vjeçari ka shënuar 18 gola deri tani këtë sezon për Schalke, të cilët janë duke luftuar për titullin e Bundesliga.
"Kevin dhe unë jemi pajtuar të bisedojmë për këtë rast vetëm pas fundit të sezonit", ka thënë më herët trajneri i Schalkes, Felix Magath.